PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjermania“Të fala babës me respekt”: Bosi i një klani libanez shkakton tërmet politik në Berlin
2 min čitanja
Gjermania

“Të fala babës me respekt”: Bosi i një klani libanez shkakton tërmet politik në Berlin

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Në zgjedhjet në Berlin ka fituar partia e majtë DIE LINKE. Kryetare e kryeqytetit të Gjermanisë ka gjasa të bëhet Elif Eralp, një gjermane me origjinë turke. Por befas ka lindur një problem: lidhjet e së majtës me familjen Remmo nga Libani, pjesëtarët e së cilës janë bërë të pasur edhe me qindra vepra penale. Situata ka arritur deri aty, saqë prokurorët gjermanë kanë frikë nga krimi i organizuar.Të dielën që shkoi, në Berlin u mbajtën zgjedhjet për parlamentin e qytetit me rrethinë. Siç parashikonin anketat, më së shumti vota mori partia DIE LINKE, e majta. Kryekandidatja e partisë, Elif Eralp, ka gjasa të bëhet kryetare e Berlinit. Do të ishte njeriu i parë me origjinë të huaj në krye të metropolit gjerman. Eralp u lind më 1981 në München; një vit më parë, prindërit e saj - të dy aktivistë sindikalë - ikën nga Turqia si pasojë e puçit ushtarak të kryer nga shefi i armatës Kenan Evren. Dikur kryetar i Berlinit ka qenë Willy Brandt, ikona e socialdemokracisë gjermane.Eralp duhet të gjejë partnerë koalicioni. Në shprehje vijnë socialdemokratët dhe të gjelbrit. Por sa janë reale gjasat për koalicion? Përfaqësuesit e këtyre dy partive kanë rezerva ndaj DIE LINKE për arsyet që do përmenden në vijim të këtij teksti.DIE LINKE është mjaft e popullarizuar në Berlin. Gati gjysma e votuesve të moshës 16 deri në 24 vjeç kanë votuar për këtë parti (43 për qind). Nuk janë vetëm të rinjtë e varfër që simpatizojnë këtë parti. Edhe fëmijët e familjeve të pasura, mbi të gjitha vajzat, e mbështesin DIE LINKE. Një nga arsyet: të rinjtë besojnë se po plaçkiten nga të pasurit, ankohen se ose nuk ka fare banesa në Berlin, ose ato që janë në dispozicion thjesht s’mund t’i paguajë një njeri normal, andaj votojnë të majtën, e cila ka një premtim sa madhështor, aq edhe absurd: shpronësimin e ndërmarrjeve të patundshmërive. Socialdemokratët kanë thënë: me neve kjo s’bëhet.Të dielën në mbrëmje, simpatizantët e DIE LINKE u tubuan në një sallë në qarkun Neukölln në Berlin për të festuar fitoren.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Në zgjedhjet në Berlin ka fituar partia e majtë DIE LINKE. Kryetare e kryeqytetit të Gjermanisë ka gjasa të bëhet Elif Eralp, një gjermane me origjinë turke. Por befas ka lindur një problem: lidhjet e së majtës me familjen Remmo nga Libani, pjesëtarët e së cilës janë bërë të pasur edhe me qindra vepra penale. Situata ka arritur deri aty, saqë prokurorët gjermanë kanë frikë nga krimi i organizuar.Të dielën që shkoi, në Berlin u mbajtën zgjedhjet për parlamentin e qytetit me rrethinë. Siç parashikonin anketat, më së shumti vota mori partia DIE LINKE, e majta. Kryekandidatja e partisë, Elif Eralp, ka gjasa të bëhet kryetare e Berlinit. Do të ishte njeriu i parë me origjinë të huaj në krye të metropolit gjerman. Eralp u lind më 1981 në München; një vit më parë, prindërit e saj - të dy aktivistë sindikalë - ikën nga Turqia si pasojë e puçit ushtarak të kryer nga shefi i armatës Kenan Evren. Dikur kryetar i Berlinit ka qenë Willy Brandt, ikona e socialdemokracisë gjermane.Eralp duhet të gjejë partnerë koalicioni. Në shprehje vijnë socialdemokratët dhe të gjelbrit. Por sa janë reale gjasat për koalicion? Përfaqësuesit e këtyre dy partive kanë rezerva ndaj DIE LINKE për arsyet që do përmenden në vijim të këtij teksti.DIE LINKE është mjaft e popullarizuar në Berlin. Gati gjysma e votuesve të moshës 16 deri në 24 vjeç kanë votuar për këtë parti (43 për qind). Nuk janë vetëm të rinjtë e varfër që simpatizojnë këtë parti. Edhe fëmijët e familjeve të pasura, mbi të gjitha vajzat, e mbështesin DIE LINKE. Një nga arsyet: të rinjtë besojnë se po plaçkiten nga të pasurit, ankohen se ose nuk ka fare banesa në Berlin, ose ato që janë në dispozicion thjesht s’mund t’i paguajë një njeri normal, andaj votojnë të majtën, e cila ka një premtim sa madhështor, aq edhe absurd: shpronësimin e ndërmarrjeve të patundshmërive. Socialdemokratët kanë thënë: me neve kjo s’bëhet.Të dielën në mbrëmje, simpatizantët e DIE LINKE u tubuan në një sallë në qarkun Neukölln në Berlin për të festuar fitoren.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…