PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bardhyl mahmutiMahmuti: Dhomat e Specializuara po rrezikojnë pavarësinë e Kosovës
2 min čitanja
Bardhyl mahmuti

Mahmuti: Dhomat e Specializuara po rrezikojnë pavarësinë e Kosovës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon nga institucionet e Kosovës shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, duke e lidhur këtë kërkesë me aktgjykimin e 16 shtatorit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.Në një intervistë për Radio Dukagjinin, kryetari i kësaj qendre, Bardhyl Mahmuti, ka thënë se vendimi i Dhomave të Specializuara ka krijuar, një situatë që cenon rendin kushtetues dhe pavarësinë e Kosovës.Mahmuti ka kërkuar që institucionet kompetente dhe të gjitha forcat parlamentare të mbështesin shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa ka bërë thirrje edhe për zhbërjen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.“Vendimi i 16 shtatorit ka krijuar një situatë të jashtëzakonshme që cenon rendin kushtetues, sepse vë në dyshim thelbin e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Mahmuti për Radio Dukagjinin.Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të reagojnë ndaj asaj që e konsideron rrezik për shtetin dhe pavarësinë e vendit.“Bartësit e institucioneve të Kosovës e kanë për obligim të parandalojnë një rrezik të tillë dhe duhet të dalin publikisht para qytetarëve për të treguar se janë të vetëdijshëm për rrezikun që na kanoset”, ka thënë ai.Mahmuti ka kundërshtuar edhe mënyrën se si, është trajtuar lufta e UÇK-së në aktgjykimin e 16 shtatorit. Ai ka thënë se organizata që ai drejton nuk synon të imponojë vendimmarrje politike, por të sensibilizojë opinionin publik për atë që e konsideron padrejtësi ndaj luftës çlirimtare.“Shqetësimet tona nuk janë subjektive dhe nuk janë perceptime, por shqetësime reale. Lufta jonë e drejtë çlirimtare po kriminalizohet dhe nuk mund të heshtet përballë kësaj situate”, është shprehur Mahmuti.Kërkesat e Qendrës, u janë përcjellë përmes adresave zyrtare elektronike përfaqësuesve institucionalë dhe politikë.Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” thotë se synimi i saj është të sensibilizojë opinionin publik ndërkombëtar për krimet dhe gjenocidin e kryer nga forcat serbe gjatë luft

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon nga institucionet e Kosovës shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, duke e lidhur këtë kërkesë me aktgjykimin e 16 shtatorit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.Në një intervistë për Radio Dukagjinin, kryetari i kësaj qendre, Bardhyl Mahmuti, ka thënë se vendimi i Dhomave të Specializuara ka krijuar, një situatë që cenon rendin kushtetues dhe pavarësinë e Kosovës.Mahmuti ka kërkuar që institucionet kompetente dhe të gjitha forcat parlamentare të mbështesin shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa ka bërë thirrje edhe për zhbërjen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.“Vendimi i 16 shtatorit ka krijuar një situatë të jashtëzakonshme që cenon rendin kushtetues, sepse vë në dyshim thelbin e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Mahmuti për Radio Dukagjinin.Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të reagojnë ndaj asaj që e konsideron rrezik për shtetin dhe pavarësinë e vendit.“Bartësit e institucioneve të Kosovës e kanë për obligim të parandalojnë një rrezik të tillë dhe duhet të dalin publikisht para qytetarëve për të treguar se janë të vetëdijshëm për rrezikun që na kanoset”, ka thënë ai.Mahmuti ka kundërshtuar edhe mënyrën se si, është trajtuar lufta e UÇK-së në aktgjykimin e 16 shtatorit. Ai ka thënë se organizata që ai drejton nuk synon të imponojë vendimmarrje politike, por të sensibilizojë opinionin publik për atë që e konsideron padrejtësi ndaj luftës çlirimtare.“Shqetësimet tona nuk janë subjektive dhe nuk janë perceptime, por shqetësime reale. Lufta jonë e drejtë çlirimtare po kriminalizohet dhe nuk mund të heshtet përballë kësaj situate”, është shprehur Mahmuti.Kërkesat e Qendrës, u janë përcjellë përmes adresave zyrtare elektronike përfaqësuesve institucionalë dhe politikë.Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” thotë se synimi i saj është të sensibilizojë opinionin publik ndërkombëtar për krimet dhe gjenocidin e kryer nga forcat serbe gjatë luft

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…