PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kombëtarja e kosovësE priti telefonatën që nuk po vinte, por kurrë nuk pushoi së besuari – Milot Avdyli më në fund e realizoi ëndrrën me Kosovën
2 min čitanja
Kombëtarja e kosovës

E priti telefonatën që nuk po vinte, por kurrë nuk pushoi së besuari – Milot Avdyli më në fund e realizoi ëndrrën me Kosovën

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ka pritur gjatë për këtë moment, por tani ka ardhur dita që Milot Avdyli e kishte ëndërruar. Pas një rrugëtimi të nisur që nga grupmoshat e reja të Kosovës dhe viteve të kaluara me shpresën se një ditë do të vijë ftesa nga Kombëtarja A, 24-vjeçari më në fund mori telefonatën që çdo futbollist e pret gjatë karrierës.Rrugëtimi i Avdylit me Kosovën kishte nisur që në grupmoshat e reja, pasi ai kishte kaluar nëpër të gjitha kategoritë nga U16 deri te U21. Te kjo e fundit, ai kishte bartur edhe shiritin e kapitenit dhe kishte zhvilluar të gjitha ndeshjet, duke pritur që një ditë të vinte edhe momenti për të bërë hapin drejt Kombëtares A.Megjithatë, pasi e përfundoi periudhën me U21, Avdyli nuk ishte kontaktuar nga Kombëtarja A dhe siç kishte treguar vetë, nuk i kishte ardhur asnjë mesazh. Në janar të këtij viti, në podcastin “Arena e Yjeve” të Telegrafit, ai kishte folur pikërisht për pritjen e një ftese nga Kosova.“Ftesën normal që çdo lojtar e pret. Çdo lojtar e pret ftesën dhe është ëndrra më e madhe e karrierës që me lujtë me kombëtaren e Kosovës”. “Por, pasi e kam kaluar gjeneratën U21, kam qenë kapiten, i kam zhvilluar të gjitha ndeshjet, por nuk kam pasur kontakte prej Kombëtares sonë, nuk më ka ardhur asnjë mesazh”.“Por detyra ime është vetëm të punojë dhe të bëj sa më shumë gola dhe asistime. E di që do të vijë koha ta përfaqësojë Kosovën, jam shumë optimist”, kishte rrëfyer Avdyli.Vetëm tetë muaj më vonë, pritja e gjatë mori një përgjigje konkrete. Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, e përfshiu Avdylin në listën e Kombëtares për katër ndeshjet e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve, ndaj Irlandës, Austrisë në dy përballje dhe Izraelit.Foda e kishte vlerësuar sezonin e zhvilluar nga Avdyli dhe faktin se 24-vjeçari mund të luajë në më shumë se një pozitë. Milot Avdyli në aksion gjatë ndeshjes Kosovë U21 - Gjermani U21“Avdyli ka luajtur një sezon të mirë dhe ka pasur paraqitje shumë të mira. Ai luajti në mbrojtje në anën e majtë, por edhe në ofansivë, pra mund të luajë

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ka pritur gjatë për këtë moment, por tani ka ardhur dita që Milot Avdyli e kishte ëndërruar. Pas një rrugëtimi të nisur që nga grupmoshat e reja të Kosovës dhe viteve të kaluara me shpresën se një ditë do të vijë ftesa nga Kombëtarja A, 24-vjeçari më në fund mori telefonatën që çdo futbollist e pret gjatë karrierës.Rrugëtimi i Avdylit me Kosovën kishte nisur që në grupmoshat e reja, pasi ai kishte kaluar nëpër të gjitha kategoritë nga U16 deri te U21. Te kjo e fundit, ai kishte bartur edhe shiritin e kapitenit dhe kishte zhvilluar të gjitha ndeshjet, duke pritur që një ditë të vinte edhe momenti për të bërë hapin drejt Kombëtares A.Megjithatë, pasi e përfundoi periudhën me U21, Avdyli nuk ishte kontaktuar nga Kombëtarja A dhe siç kishte treguar vetë, nuk i kishte ardhur asnjë mesazh. Në janar të këtij viti, në podcastin “Arena e Yjeve” të Telegrafit, ai kishte folur pikërisht për pritjen e një ftese nga Kosova.“Ftesën normal që çdo lojtar e pret. Çdo lojtar e pret ftesën dhe është ëndrra më e madhe e karrierës që me lujtë me kombëtaren e Kosovës”. “Por, pasi e kam kaluar gjeneratën U21, kam qenë kapiten, i kam zhvilluar të gjitha ndeshjet, por nuk kam pasur kontakte prej Kombëtares sonë, nuk më ka ardhur asnjë mesazh”.“Por detyra ime është vetëm të punojë dhe të bëj sa më shumë gola dhe asistime. E di që do të vijë koha ta përfaqësojë Kosovën, jam shumë optimist”, kishte rrëfyer Avdyli.Vetëm tetë muaj më vonë, pritja e gjatë mori një përgjigje konkrete. Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, e përfshiu Avdylin në listën e Kombëtares për katër ndeshjet e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve, ndaj Irlandës, Austrisë në dy përballje dhe Izraelit.Foda e kishte vlerësuar sezonin e zhvilluar nga Avdyli dhe faktin se 24-vjeçari mund të luajë në më shumë se një pozitë. Milot Avdyli në aksion gjatë ndeshjes Kosovë U21 - Gjermani U21“Avdyli ka luajtur një sezon të mirë dhe ka pasur paraqitje shumë të mira. Ai luajti në mbrojtje në anën e majtë, por edhe në ofansivë, pra mund të luajë

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…