Skip to comments
Događaj u razvoju
Lumir abdixhiku

Abdixhiku takon ambasadorin britanik, flasin për zhvillimet politike dhe konstituimin e institucioneve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë qendrore të LDK-së ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe për procesin e konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.Abdixhiku ka thënë se e ka njoftuar ambasadorin britanik me qëndrimet e LDK-së lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke theksuar përkushtimin e partisë së tij ndaj mbrojtjes së interesit të Republikës dhe funksionalitetit të institucioneve demokratike. Kreu i LDK-së ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.Ai ka vlerësuar si të rëndësishëm partneritetin ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimin e ngushtë në funksion të demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit të Kosovës./Telegrafi/.

Objavljeno · 1 min čitanja

Slika uz članak: Abdixhiku takon ambasadorin britanik, flasin për zhvillimet politike dhe konstituimin e institucioneveFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë qendrore të LDK-së ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe për procesin e konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.Abdixhiku ka thënë se e ka njoftuar ambasadorin britanik me qëndrimet e LDK-së lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke theksuar përkushtimin e partisë së tij ndaj mbrojtjes së interesit të Republikës dhe funksionalitetit të institucioneve demokratike. Kreu i LDK-së ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.Ai ka vlerësuar si të rëndësishëm partneritetin ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimin e ngushtë në funksion të demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit të Kosovës./Telegrafi/.

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...