Skip to comments
Događaj u razvoju
Albin kurti

Kongresisti Latimer kishte ndihmuar një familje nga Kosova gjatë luftës, Kurti: SHBA-të janë aleati ynë i çmuar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar në New York me kongresistin George Latimer, një zë i fuqishëm dhe i rëndësishëm në mbështetje të Kosovës, veçanërisht për anëtarësimin në NATO.Kurti në një postim në Facebook bën të ditur se në takim me Latimer ka folur për shumë çështje, gjersa në videon e publikuar bëhet e ditur se kongresisti Latimer kishte ndihmuar një familje nga Kosova në kohën e luftës. “Diskutuam për zhvillimin ekonomik, përparimin në siguri, forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare dhe partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë bashkëpunimin në mbrojtje dhe zhvillim. Ritheksova qëndrimin tonë që Kampi ‘Bondsteel’ të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjate në rajon”, shkruan Kurti. Kryeministri tutje ka njoftuar se kanë biseduar për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit, varrezat masive, rëndësinë e deklasifikimit të dokumentacionit dhe hapjes së arkivave nga Serbia si dhe nevojën për drejtësi për krimet e kryera. Po ashtu është biseduar edhe për diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.“Në prag të trevjetorit të sulmit terrorist paramilitar në Banjskë, ngritëm sërish çështjen e Milan Radoiçiqit dhe domosdoshmërinë që ai dhe përgjegjësit tjerë të përballen me drejtësinë në Republikën e Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë i çmuar. Jemi thellësisht mirënjohës për miqësinë tonë të qëndrueshme dhe mbështetjen dypartiake që shteti ynë gëzon në Kongresin amerikan”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Kongresisti Latimer kishte ndihmuar një familje nga Kosova gjatë luftës, Kurti: SHBA-të janë aleati ynë i çmuarFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar në New York me kongresistin George Latimer, një zë i fuqishëm dhe i rëndësishëm në mbështetje të Kosovës, veçanërisht për anëtarësimin në NATO.Kurti në një postim në Facebook bën të ditur se në takim me Latimer ka folur për shumë çështje, gjersa në videon e publikuar bëhet e ditur se kongresisti Latimer kishte ndihmuar një familje nga Kosova në kohën e luftës. “Diskutuam për zhvillimin ekonomik, përparimin në siguri, forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare dhe partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë bashkëpunimin në mbrojtje dhe zhvillim. Ritheksova qëndrimin tonë që Kampi ‘Bondsteel’ të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjate në rajon”, shkruan Kurti. Kryeministri tutje ka njoftuar se kanë biseduar për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit, varrezat masive, rëndësinë e deklasifikimit të dokumentacionit dhe hapjes së arkivave nga Serbia si dhe nevojën për drejtësi për krimet e kryera. Po ashtu është biseduar edhe për diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.“Në prag të trevjetorit të sulmit terrorist paramilitar në Banjskë, ngritëm sërish çështjen e Milan Radoiçiqit dhe domosdoshmërinë që ai dhe përgjegjësit tjerë të përballen me drejtësinë në Republikën e Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë i çmuar. Jemi thellësisht mirënjohës për miqësinë tonë të qëndrueshme dhe mbështetjen dypartiake që shteti ynë gëzon në Kongresin amerikan”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...