PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Emmanuel macronMacron nderon në New York legjendat e kinemasë, De Niron dhe Scorsesen
1 min čitanja
Emmanuel macron

Macron nderon në New York legjendat e kinemasë, De Niron dhe Scorsesen

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti francez, Emmanuel Macron, të martën në mbrëmje në New York, nderoi dy figura të mëdha të kinemasë amerikane, Martin Scorsesen dhe Robert De Niron, për “përkushtimin e tyre ndaj filmit dhe ruajtjes së tij”.Macroni i dha regjisorit 83-vjeçar Martin Scorsese gradën e Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit. Scorsese ka punuar për dekada në restaurimin e trashëgimisë kinematografike botërore dhe në mbështetje të kinemave të pavarura. Foto: EPANdërkohë, aktori 83-vjeçar Robert De Niro, i cili ka bashkëpunuar me Scorsesen në 10 filma të rëndësishëm, përfshirë “Taxi Driver” dhe “Goodfellas”, u nderua me gradën Oficer i Legjionit të Nderit për “përkushtimin e tij ndaj edukimit kinematografik dhe krijimtarisë së pavarur audiovizuale”.Aktori Leonardo DiCaprio ishte ndër të ftuarit në ceremoninë e zhvilluar në Villa Albertine, rezidenca kulturore franceze në zemër të Manhattanit.Presidenti francez, i cili kishte udhëtuar në New York për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 7 shtator në jug të Francës kishte organizuar më herët samitin “Lumiere”. Qëllimi i tij ishte të mbështeste industrinë e filmit, e cila po përballet me sfida nga inteligjenca artificiale dhe platformat e transmetimit online. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti francez, Emmanuel Macron, të martën në mbrëmje në New York, nderoi dy figura të mëdha të kinemasë amerikane, Martin Scorsesen dhe Robert De Niron, për “përkushtimin e tyre ndaj filmit dhe ruajtjes së tij”.Macroni i dha regjisorit 83-vjeçar Martin Scorsese gradën e Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit. Scorsese ka punuar për dekada në restaurimin e trashëgimisë kinematografike botërore dhe në mbështetje të kinemave të pavarura. Foto: EPANdërkohë, aktori 83-vjeçar Robert De Niro, i cili ka bashkëpunuar me Scorsesen në 10 filma të rëndësishëm, përfshirë “Taxi Driver” dhe “Goodfellas”, u nderua me gradën Oficer i Legjionit të Nderit për “përkushtimin e tij ndaj edukimit kinematografik dhe krijimtarisë së pavarur audiovizuale”.Aktori Leonardo DiCaprio ishte ndër të ftuarit në ceremoninë e zhvilluar në Villa Albertine, rezidenca kulturore franceze në zemër të Manhattanit.Presidenti francez, i cili kishte udhëtuar në New York për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 7 shtator në jug të Francës kishte organizuar më herët samitin “Lumiere”. Qëllimi i tij ishte të mbështeste industrinë e filmit, e cila po përballet me sfida nga inteligjenca artificiale dhe platformat e transmetimit online. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…