PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Britania e madheBritania krijon skuadronin e parë ushtarak për luftën në hapësirë – do të mbrojë satelitët nga sulmet
2 min čitanja
Britania e madhe

Britania krijon skuadronin e parë ushtarak për luftën në hapësirë – do të mbrojë satelitët nga sulmet

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Britania ka krijuar një njësi të re ushtarake të Forcave Ajrore Mbretërore, e cila do të ketë për detyrë mbrojtjen e satelitëve britanikë dhe kundërveprimin ndaj kërcënimeve në hapësirë.Njësia e re, e quajtur No. III Space Effects Squadron, është e para në RAF e dedikuar posaçërisht për të ndërprerë, dobësuar dhe penguar aktivitetet armiqësore që synojnë interesat britanike në hapësirë.Skuadroni do të mbrojë satelitët që përdoren për komunikime ushtarake, paralajmërime për lëshime raketash, navigim dhe mbledhje të të dhënave të inteligjencës. Ai do të përdorë teknologji të avancuara, përfshirë luftën elektronike, për të kundërshtuar kërcënimet ndaj infrastrukturës britanike në orbitë.Njësia e re plotëson dy skuadrone të tjera të RAF-it të krijuara në vitin 2023. Ato janë përgjegjëse për vëzhgimin dhe paralajmërimin mbi kërcënimet në hapësirë, ndërsa skuadroni i ri do të ketë rolin për të ndërmarrë veprime kundër tyre.Ministria britanike e Mbrojtjes thotë se njësia do të mbështesë si operacionet mbrojtëse, ashtu edhe ato sulmuese në hapësirë, ndërsa kapacitetet e saj pritet të zgjerohen me futjen e teknologjive të reja në shërbim, transmeton Telegrafi.Krijimi i skuadronit vjen në një kohë kur hapësira po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një fushë të konkurrencës ushtarake. Britania ka paralajmëruar se shtetet rivale po zhvillojnë aftësi për të bllokuar, ndërprerë ose çaktivizuar satelitët dhe sistemet hapësinore që janë thelbësore për mbrojtjen moderne.Ministri britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, pritet të argumentojë se Britania duhet të “mbajë ritmin në garën e re hapësinore”, duke e krahasuar rëndësinë strategjike të hapësirës me kontrollin e deteve në shekullin XIX dhe të hapësirës ajrore në shekullin XX.Kjo lëvizje vjen gjithashtu pak ditë pasi Britania publikoi strategjinë e saj të re për hapësirën, e cila parashikon 7.8 miliardë paund investime deri në vitin 2030 për zhvillimin e sektorit hapësinor, sigurinë kombëtare dhe kapacitetet mbrojtëse.Sipas strateg

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Britania ka krijuar një njësi të re ushtarake të Forcave Ajrore Mbretërore, e cila do të ketë për detyrë mbrojtjen e satelitëve britanikë dhe kundërveprimin ndaj kërcënimeve në hapësirë.Njësia e re, e quajtur No. III Space Effects Squadron, është e para në RAF e dedikuar posaçërisht për të ndërprerë, dobësuar dhe penguar aktivitetet armiqësore që synojnë interesat britanike në hapësirë.Skuadroni do të mbrojë satelitët që përdoren për komunikime ushtarake, paralajmërime për lëshime raketash, navigim dhe mbledhje të të dhënave të inteligjencës. Ai do të përdorë teknologji të avancuara, përfshirë luftën elektronike, për të kundërshtuar kërcënimet ndaj infrastrukturës britanike në orbitë.Njësia e re plotëson dy skuadrone të tjera të RAF-it të krijuara në vitin 2023. Ato janë përgjegjëse për vëzhgimin dhe paralajmërimin mbi kërcënimet në hapësirë, ndërsa skuadroni i ri do të ketë rolin për të ndërmarrë veprime kundër tyre.Ministria britanike e Mbrojtjes thotë se njësia do të mbështesë si operacionet mbrojtëse, ashtu edhe ato sulmuese në hapësirë, ndërsa kapacitetet e saj pritet të zgjerohen me futjen e teknologjive të reja në shërbim, transmeton Telegrafi.Krijimi i skuadronit vjen në një kohë kur hapësira po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një fushë të konkurrencës ushtarake. Britania ka paralajmëruar se shtetet rivale po zhvillojnë aftësi për të bllokuar, ndërprerë ose çaktivizuar satelitët dhe sistemet hapësinore që janë thelbësore për mbrojtjen moderne.Ministri britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, pritet të argumentojë se Britania duhet të “mbajë ritmin në garën e re hapësinore”, duke e krahasuar rëndësinë strategjike të hapësirës me kontrollin e deteve në shekullin XIX dhe të hapësirës ajrore në shekullin XX.Kjo lëvizje vjen gjithashtu pak ditë pasi Britania publikoi strategjinë e saj të re për hapësirën, e cila parashikon 7.8 miliardë paund investime deri në vitin 2030 për zhvillimin e sektorit hapësinor, sigurinë kombëtare dhe kapacitetet mbrojtëse.Sipas strateg

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…