Dara o'sheaDara O’Shea: Jemi të përqendruar te Kosova, kemi qëndruar larg rrjeteve sociale
2 min čitanja
Dara o'shea
Dara O’Shea: Jemi të përqendruar te Kosova, kemi qëndruar larg rrjeteve sociale
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Mbrojtësi i Irlandës, Dara O’Shea, ka folur para ndeshjes ndaj Kosovës, duke thënë se ekipi i tij kombëtar është munduar të qëndrojë i bashkuar dhe larg zhurmës së krijuar gjatë kësaj jave.Dara O’Shea ka thënë se futbollistët irlandezë janë munduar të izolohen nga zhurma dhe diskutimet e ditëve të fundit, shkaku i deklaratave rreth Izraelit, duke e mbajtur fokusin te përballja me Kosovën.“Padyshim që ka pasur shumë zhurmë këtë javë. Gjëja e mirë që kemi si lojtarë është se jemi menjëherë në një flluskë. Jemi përpjekur të qëndrojmë larg rrjeteve sociale sa më shumë që të jetë e mundur dhe të qëndrojmë të bashkuar”, ka thënë fillimisht O’Shea në konferencën për shtyp. Përzgjedhësi i Irlandës vlerëson lart Kosovën: Do të ishim të lumtur edhe me një barazim Mbrojtësi irlandez ka vlerësuar edhe kombëtaren e Kosovës, duke theksuar se skuadra e tij është e vetëdijshme për vështirësinë e sfidës.“Kemi një ndeshje të madhe nesër dhe ky ka qenë fokusi ynë. Kosova ka qenë një skuadër e shkëlqyer dhe jemi të përgatitur për këtë”, ka shtuar ai.O’Shea është pyetur edhe për një diskutim të planifikuar brenda grupit, rreth asaj nëse do t’ua japin dorën lojtarëve të Izraelit në ndeshjen e ardhshme, duke bërë të qartë se për momentin të gjithë janë të fokusuar vetëm te ndeshja e radhës. Federata Irlandeze paralajmëron tifozët para Kosovës: Kujdes me flamujt në Prishtinë “Ne folëm që në fillim të javës se do të mblidhemi të premten dhe do ta diskutojmë këtë si grup. Nesër kemi një ndeshje për të cilën duhet të përqendrohemi. Sapo të mbarojë ndeshja dhe të vijë e premtja, të gjithë do të mblidhemi si një i vetëm dhe do ta diskutojmë”, përfundoi mbrojtësi iralandez.Ndryshe, Kosova dhe Irlanda përballen të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve, me ndeshjen që do të zhvillohet nga ora 20:45. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.