PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lufta në ukrainëZelensky paralajmëron: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s për të shpërqendruar vëmendjen nga humbjet në Ukrainë
2 min čitanja
Lufta në ukrainë

Zelensky paralajmëron: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s për të shpërqendruar vëmendjen nga humbjet në Ukrainë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia mund të ndërmarrë një sulm ndaj një tjetër vendi evropian, përfshirë përmes dronëve, raketave ose edhe një operacioni tokësor, në përpjekje për të krijuar kaos dhe për të dobësuar unitetin e Perëndimit ndaj Ukrainës.Duke folur pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Zelensky tha se rreziku i një ofensive ruse ndaj vendeve që kufizohen me Rusinë ose Bjellorusinë është “shumë i lartë”.Sipas presidentit ukrainas, Vladimir Putin po përballet me presion në rritje brenda Rusisë, pasi Moska nuk po arrin fitoret ushtarake që do t’i lejonin Kremlinit të justifikonte koston e lartë të luftës.“Ai nuk po fiton. Për të, ky është problem, sepse duhet t’i tregojë diçka shoqërisë së tij”, tha Zelensky, transmeton Telegrafi.Ai argumentoi se Kremlini duhet t’i japë një shpjegim popullsisë ruse për humbjet e mëdha në front dhe për vazhdimin e luftës, ndërsa pyeti nëse pushtimi i Donbasit do të mund të paraqitej si një fitore e mjaftueshme.“Çfarë është fitorja? Donbasi? Nuk jam i sigurt”, tha ai.Sipas Zelenskyt, nëse Rusia nuk arrin objektivat e saj në Ukrainë, një nga mënyrat për të ushtruar presion ndaj Perëndimit mund të jetë hapja e krizave të reja në Evropë.Ai tha se Moska mund të synojë të përçajë Evropën dhe të krijojë një hendek mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, me synimin për të reduktuar mbështetjen për Ukrainën.“Si ta ndajë unitetin në Evropë? Të sulmojë dikë tjetër. Të sulmojë dhe të thotë: ‘Shikoni, unë do të shkoj më tej nëse nuk e ndaloni këtë’”, tha presidenti ukrainas.Zelenskyy përmendi incidente me dronë dhe ndërhyrje në hapësirën ajrore të vendeve evropiane, duke iu referuar Moldavisë, Rumanisë dhe Polonisë, si dhe ndërprerjeve që kanë prekur aeroporte në Gjermani dhe vendet nordike.Ai paralajmëroi se presioni mund të vazhdojë.“Rreziku i një ofensive me dronë, raketa ose operacion tokësor është shumë i lartë kundër vendeve të

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia mund të ndërmarrë një sulm ndaj një tjetër vendi evropian, përfshirë përmes dronëve, raketave ose edhe një operacioni tokësor, në përpjekje për të krijuar kaos dhe për të dobësuar unitetin e Perëndimit ndaj Ukrainës.Duke folur pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Zelensky tha se rreziku i një ofensive ruse ndaj vendeve që kufizohen me Rusinë ose Bjellorusinë është “shumë i lartë”.Sipas presidentit ukrainas, Vladimir Putin po përballet me presion në rritje brenda Rusisë, pasi Moska nuk po arrin fitoret ushtarake që do t’i lejonin Kremlinit të justifikonte koston e lartë të luftës.“Ai nuk po fiton. Për të, ky është problem, sepse duhet t’i tregojë diçka shoqërisë së tij”, tha Zelensky, transmeton Telegrafi.Ai argumentoi se Kremlini duhet t’i japë një shpjegim popullsisë ruse për humbjet e mëdha në front dhe për vazhdimin e luftës, ndërsa pyeti nëse pushtimi i Donbasit do të mund të paraqitej si një fitore e mjaftueshme.“Çfarë është fitorja? Donbasi? Nuk jam i sigurt”, tha ai.Sipas Zelenskyt, nëse Rusia nuk arrin objektivat e saj në Ukrainë, një nga mënyrat për të ushtruar presion ndaj Perëndimit mund të jetë hapja e krizave të reja në Evropë.Ai tha se Moska mund të synojë të përçajë Evropën dhe të krijojë një hendek mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, me synimin për të reduktuar mbështetjen për Ukrainën.“Si ta ndajë unitetin në Evropë? Të sulmojë dikë tjetër. Të sulmojë dhe të thotë: ‘Shikoni, unë do të shkoj më tej nëse nuk e ndaloni këtë’”, tha presidenti ukrainas.Zelenskyy përmendi incidente me dronë dhe ndërhyrje në hapësirën ajrore të vendeve evropiane, duke iu referuar Moldavisë, Rumanisë dhe Polonisë, si dhe ndërprerjeve që kanë prekur aeroporte në Gjermani dhe vendet nordike.Ai paralajmëroi se presioni mund të vazhdojë.“Rreziku i një ofensive me dronë, raketa ose operacion tokësor është shumë i lartë kundër vendeve të

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…