Sulm me thikëRefuzoi të dilte me të, britaniku 14-vjeç e ndjek dhe godet disa herë me thikë vajzën
2 min čitanja
Sulm me thikë
Refuzoi të dilte me të, britaniku 14-vjeç e ndjek dhe godet disa herë me thikë vajzën
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur një djalë 14-vjeçar ndjek një vajzë në një dyqan dhe e sulmon disa herë me thikë, pasi ajo kishte refuzuar të dilte në takim me të.Ngjarja ndodhi më 15 mars të këtij viti, në një dyqan në Cirencester, Gloucestershire, transmeton Telegrafi. Sipas asaj që u tha në gjykatë, adoleshenti kishte zhvilluar një fiksim ndaj vajzës, me të cilën ishte edhe bashkëmoshatar në shkollë, dhe e kishte ndjekur për disa muaj.Pasi ajo kishte refuzuar afrimin e tij në dhjetor të vitit të kaluar, 14-vjeçari nisi të përdorte llogari të rreme në rrjetet sociale për t’i dërguar mesazhe.Në pamjet e rënda, ai shihet duke iu afruar qetësisht vajzës brenda dyqanit dhe më pas duke e goditur disa herë me thikë.Punonjësi i dyqanit ndërhyri menjëherë në përpjekje për ta larguar adoleshentin nga vajza, por edhe ai u godit me thikë në shpinë.Në pamje të tjera, vajza shihet duke vrapuar nëpër dyqan, ndërsa 14-vjeçari e ndjek nga pas, ende i armatosur. Ajo arrin të largohet nga dyqani dhe kërkon ndihmë në një banesë aty pranë.Vajza pësoi prerje në qafë, duar dhe fytyrë, si dhe mavijosje në shpinë. Në deklaratën e saj të lexuar në gjykatë, ajo tha se sulmi ka lënë pasoja të forta psikologjike.“Jam e frikësuar dhe nervoze kudo që shkoj. Edhe kur dikush ngre dorën pranë meje, unë trembem, sepse nuk e di se çfarë do të bëjë”, tha ajo.Adoleshentja tregoi se pas sulmit nuk doli nga shtëpia për disa ditë dhe se ende përjeton makthe, në të cilat e rijeton ngjarjen.Ajo tha gjithashtu se tashmë ka vështirësi t’u besojë njerëzve dhe se familjarët e dërgojnë në punë, sepse nuk ndihet e sigurt duke lëvizur vetëm.“Jam ende adoleshente dhe nuk duhet të ndihem kështu në zonën time”, tha vajza.14-vjeçari, identiteti i të cilit nuk mund të publikohet për arsye ligjore, u paraqit të hënën në gjykatë dhe pranoi fajësinë për sulmin.Ai u dënua me një urdhër referimi 12-mujor, si dhe me një urdhër ndalimi kontakti prej tre vitesh.Në një seancë të mëparshme, ai ishte deklaru
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.