PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Antonio costaMbështetja për zgjidhjen me dy shtete duhet të kalojë përtej deklaratave diplomatike, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së
2 min čitanja
Antonio costa

Mbështetja për zgjidhjen me dy shtete duhet të kalojë përtej deklaratave diplomatike, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi të martën se mbështetja ndërkombëtare për zgjidhjen me dy shtete duhet të kalojë përtej deklaratave diplomatike, duke thënë se zhvillimet në territoret e pushtuara palestineze po minojnë gjithnjë e më shumë perspektivën e një shteti palestinez të qëndrueshëm."Për palestinezët dhe për të gjithë ata që shqetësohen për paqen në Lindjen e Mesme, mbështetja për dy shtete duhet të shkojë përtej fjalëve", u shpreh Guterres në një takim ministror të nivelit të lartë mbi zgjidhjen me dy shtete dhe planin gjithëpërfshirës të paqes për Gazën, në kuadër të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.Guterres tha se kushtet e nevojshme për një shtet palestinez të pavarur, demokratik, territorialisht të lidhur dhe sovran po gërryheshin sistematikisht, duke përmendur aktivitetin e paligjshëm të vendbanimeve izraelite dhe politika të tjera në Bregun Perëndimor të pushtuar, si dhe sulmet nga kolonët e paligjshëm izraelitë.Kreu i OKB-së shprehu shqetësim të veçantë lidhur me ndërtimet e planifikuara në kuadër të planit të paligjshëm të vendbanimit E1, një zonë me rëndësi strategjike në Bregun Perëndimor të pushtuar.Avancimi i këtyre projekteve, paralajmëroi ai, "do t'i jepte një goditje fatale perspektivës së një shteti palestinez territorialisht të lidhur dhe të qëndrueshëm".Guterres theksoi se zgjerimi i vendbanimeve të paligjshme izraelite përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe theksoi se paqja e qëndrueshme kërkon dy shtete që jetojnë brenda kufijve të njohur, bazuar në linjat e para vitit 1967, ku Jerusalemi të shërbejë si kryeqytet për të dyja palët."Thjesht nuk ka alternativë tjetër dhe koha po mbaron", ka thënë më tej ai, duke e lidhur kornizën e zgjidhjes me dy shtete me stabilitetin më të gjerë rajonal.Edhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se konsensusi ndërkombëtar rreth zgjidhjes me dy shtete ende nuk ishte përkthyer në veprime të mjaftueshme në terren.Cos

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi të martën se mbështetja ndërkombëtare për zgjidhjen me dy shtete duhet të kalojë përtej deklaratave diplomatike, duke thënë se zhvillimet në territoret e pushtuara palestineze po minojnë gjithnjë e më shumë perspektivën e një shteti palestinez të qëndrueshëm."Për palestinezët dhe për të gjithë ata që shqetësohen për paqen në Lindjen e Mesme, mbështetja për dy shtete duhet të shkojë përtej fjalëve", u shpreh Guterres në një takim ministror të nivelit të lartë mbi zgjidhjen me dy shtete dhe planin gjithëpërfshirës të paqes për Gazën, në kuadër të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.Guterres tha se kushtet e nevojshme për një shtet palestinez të pavarur, demokratik, territorialisht të lidhur dhe sovran po gërryheshin sistematikisht, duke përmendur aktivitetin e paligjshëm të vendbanimeve izraelite dhe politika të tjera në Bregun Perëndimor të pushtuar, si dhe sulmet nga kolonët e paligjshëm izraelitë.Kreu i OKB-së shprehu shqetësim të veçantë lidhur me ndërtimet e planifikuara në kuadër të planit të paligjshëm të vendbanimit E1, një zonë me rëndësi strategjike në Bregun Perëndimor të pushtuar.Avancimi i këtyre projekteve, paralajmëroi ai, "do t'i jepte një goditje fatale perspektivës së një shteti palestinez territorialisht të lidhur dhe të qëndrueshëm".Guterres theksoi se zgjerimi i vendbanimeve të paligjshme izraelite përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe theksoi se paqja e qëndrueshme kërkon dy shtete që jetojnë brenda kufijve të njohur, bazuar në linjat e para vitit 1967, ku Jerusalemi të shërbejë si kryeqytet për të dyja palët."Thjesht nuk ka alternativë tjetër dhe koha po mbaron", ka thënë më tej ai, duke e lidhur kornizën e zgjidhjes me dy shtete me stabilitetin më të gjerë rajonal.Edhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se konsensusi ndërkombëtar rreth zgjidhjes me dy shtete ende nuk ishte përkthyer në veprime të mjaftueshme në terren.Cos

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…