Avni islamiArmatimi sulmues i Serbisë i kamufluar nën petkun e “vetëmbrojtjes”
2 min čitanja
Avni islami
Armatimi sulmues i Serbisë i kamufluar nën petkun e “vetëmbrojtjes”
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Në mes të një klime tejet të brishtë sigurie në Ballkanin Perëndimor, deklaratat e Beogradit zyrtar po dëshmojnë dita-ditës një hendek të madh mes asaj që thuhet dhe asaj që bëhet në terren.Pak ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, inauguroi një fabrikë të re sekrete për montimin e dronëve ushtarakë. Ndonëse ngjarja u shoqërua me refrenin e tij të zakonshëm se "Serbia nuk kërcënon askënd dhe thjesht po mbron veten", specifikat e këtij projekti ushtarak zbulojnë një realitet krejtësisht ndryshe: Serbia po armatoset me ritme të shpejtuara me kapacitete të pastra sulmuese.Në këtë fabrikë, e cila funksionon si projekt i përbashkët me kompanitë izraelite (siç raportohet për gjigantin Elbit Systems), do të montohet droni zbulues "Magni", por ajo që ngre alarmin kryesor është prodhimi i dronit "Firefox", i cili është specifikisht një dron sulmues. Ky investim i ri nuk është i izoluar. Ai vjen pas një zinxhiri të gjatë zhvillimesh ku institucionet shtetërore, si Instituti Teknik Ushtarak, prodhojnë dronët "Komarac 1" dhe "Komarac 2", ndërsa kompania shtetërore Jugoimport SDPR dhe kompani private si PR-DC po furnizojnë ushtrinë me dronë "Osica", "Sparrow" dhe dronë mbajtës të predhave të mortajave.Pyetja që lind natyrshëm është: Për çfarë i duhet një shteti që pretendon paqe një arsenal i tillë dronësh kamikazë dhe sulmues?Përgjigjja qëndron te strategjia e luftës hibride që regjimi aktual në Serbi po zhvillon prej vitesh, veçanërisht kundër Republikës së Kosovës, por pa përjashtuar as Bosnjë e Hercegovinën apo Kroacinë. Ky armatim nuk ka karakter defensiv. Ai është pjesë e një plani gjeopolitik që pret momentin e përshtatshëm për të vepruar. Për ta mundësuar këtë, Beogradi ka ndërtuar një narrativë sistematike propagandistike, duke kontestuar sovranitetin e Kosovës dhe duke krijuar alibinë e rreme se komuniteti serb po përzihet me dhunë. Ky rrezik i fabrikuar synon të shërbejë si një casus belli (shkak për luftë) për të arsyetuar një ndërhyrje të mundshme us
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.