PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Prishtina lokaleLëshohen në qarkullim semaforët e rinj në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, por dita e parë nis me tollovi
2 min čitanja
Prishtina lokale

Lëshohen në qarkullim semaforët e rinj në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, por dita e parë nis me tollovi

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Semaforët e rinj të vendosur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë janë lëshuar sot, 23 shtator 2026, në qarkullim - pas disa muajsh punë dhe testimesh të realizuara gjatë javëve të fundit, raporton Telegrafi.Vendosja e semaforëve ishte bërë me synimin për të rregulluar qarkullimin në këtë pjesë të kryeqytetit, ndërsa pas përfundimit të punimeve dhe testimeve ishte pritur që funksionalizimi i tyre të ndikonte në përmirësimin e rrjedhës së trafikut. Foto: Ridvan Slivova/TelegrafiMegjithatë, në ditën e parë të funksionalizimit, situata në komunikacion duket se është përkeqësuar, me krijimin e kolonave të automjeteve në këtë aks rrugor.Sipas vëzhgimeve në terren, një nga faktorët që po ndikon në krijimin e tollovive është kohëzgjatja e cikleve të semaforëve. Në disa prej tyre, pritja në të kuqe zgjat rreth 90 sekonda, ndërsa koha kur semafori kalon në të gjelbër është rreth 30 sekonda. Foto: Ridvan Slivova/TelegrafiKjo ka bërë që brenda pak minutash të krijohen kolona të automjeteve, ndërsa qarkullimi nuk po zhvillohet në ritmin që pritej pas funksionalizimit të sistemit të ri të semaforëve.Një tjetër çështje që bie në sy është koordinimi mes semaforëve, pasi nga gjendja në terren krijohet përshtypja se ciklet e tyre nuk janë të sinkronizuara në mënyrë që të mundësohet rrjedhje më e pandërprerë e automjeteve. Foto: Ridvan Slivova/TelegrafiSemaforët në këtë pjesë të rrugës janë vendosur nga Komuna e Prishtinës, e cila për muaj me radhë ka punuar në realizimin e këtij projekti.Mbetet të shihet nëse kohëzgjatja e cikleve dhe koordinimi i semaforëve do të rregullohen në ditët në vijim, në mënyrë që funksionalizimi i tyre të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit dhe jo në krijimin e kolonave të reja. /Telegrafi/ Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Semaforët e rinj të vendosur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë janë lëshuar sot, 23 shtator 2026, në qarkullim - pas disa muajsh punë dhe testimesh të realizuara gjatë javëve të fundit, raporton Telegrafi.Vendosja e semaforëve ishte bërë me synimin për të rregulluar qarkullimin në këtë pjesë të kryeqytetit, ndërsa pas përfundimit të punimeve dhe testimeve ishte pritur që funksionalizimi i tyre të ndikonte në përmirësimin e rrjedhës së trafikut. Foto: Ridvan Slivova/TelegrafiMegjithatë, në ditën e parë të funksionalizimit, situata në komunikacion duket se është përkeqësuar, me krijimin e kolonave të automjeteve në këtë aks rrugor.Sipas vëzhgimeve në terren, një nga faktorët që po ndikon në krijimin e tollovive është kohëzgjatja e cikleve të semaforëve. Në disa prej tyre, pritja në të kuqe zgjat rreth 90 sekonda, ndërsa koha kur semafori kalon në të gjelbër është rreth 30 sekonda. Foto: Ridvan Slivova/TelegrafiKjo ka bërë që brenda pak minutash të krijohen kolona të automjeteve, ndërsa qarkullimi nuk po zhvillohet në ritmin që pritej pas funksionalizimit të sistemit të ri të semaforëve.Një tjetër çështje që bie në sy është koordinimi mes semaforëve, pasi nga gjendja në terren krijohet përshtypja se ciklet e tyre nuk janë të sinkronizuara në mënyrë që të mundësohet rrjedhje më e pandërprerë e automjeteve. Foto: Ridvan Slivova/TelegrafiSemaforët në këtë pjesë të rrugës janë vendosur nga Komuna e Prishtinës, e cila për muaj me radhë ka punuar në realizimin e këtij projekti.Mbetet të shihet nëse kohëzgjatja e cikleve dhe koordinimi i semaforëve do të rregullohen në ditët në vijim, në mënyrë që funksionalizimi i tyre të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit dhe jo në krijimin e kolonave të reja. /Telegrafi/ Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…