Real madridReal Madridi dështoi ta transferojë Olisen, Mbappe zbulon arsyen pse nuk ndërhyri
1 min čitanja
Real madrid
Real Madridi dështoi ta transferojë Olisen, Mbappe zbulon arsyen pse nuk ndërhyri
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kylian Mbappe ka zbuluar se nuk është përpjekur ta bindë bashkëkombësin e tij, Michael Olise, që të transferohej te Real Madridi, duke theksuar se nuk do të ishte e drejtë ndaj Bayern Munichut.Sulmuesi francez u pyet për lidhjen e Olises me “Los Blancos”, por tha se nuk do ta këshillonte një futbollist të largohej nga klubi i tij, veçanërisht kur bëhet fjalë për Bayern Munichun.“Olise dhe Real Madridi? I kam parë këto lajme, por mendoj se do të ishte mungesë respekti t’i këshilloja një lojtari të largohej. Kjo do të ishte e padrejtë ndaj Bayernit”, deklaroi Mbappe.“Sidomos pasi Bayerni është një klub i madh ku Michael mund të arrijë shumë. Sigurisht, çdo klub në botë do të dëshironte ta kishte Michael Olisen. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, shtoi ylli i Real Madridit. Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, raportohet se kishte tentuar fuqishëm ta transferonte Olisen gjatë verës, pasi e kishte identifikuar si një nga “Galaktikët” e ardhshëm, por Bayern Munich refuzoi ta shiste francezin.Si rezultat, gjiganti madrilen shpenzoi 125 milionë euro për Yan Diomanden./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.