PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Real madrid“Ata janë më të mirët në botë” – Talenti i Real Madridit zbulon yjet që e impresionojnë më shumë
2 min čitanja
Real madrid

“Ata janë më të mirët në botë” – Talenti i Real Madridit zbulon yjet që e impresionojnë më shumë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Sulmuesi i Real Madridit ka folur për përvojën e tij duke u stërvitur përkrah yjeve si Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Vinicius Junior, ndërsa zbuloi edhe favoritët e tij për ‘Topin e Artë’.Carlos Espi aktualisht është i grumbulluar me Kombëtaren e Spanjës U21 gjatë kësaj pauze ndërkombëtare. Sulmuesi i Real Madridit ka ndarë përvojën e tij për të qenë pjesë e një skuadre ku stërviten disa prej futbollistëve më të mëdhenj në botë. I pyetur se kush është favoriti i tij për të fituar Topin e Artë, Espi nuk pati dilema.“Mbappe”, u përgjigj shkurt sulmuesi spanjoll, duke zgjedhur yllin francez si kandidatin e tij të preferuar për çmimin individual më prestigjioz.Espi foli edhe për futbollistët që e impresionojnë më së shumti gjatë përditshmërisë në qendrën stërvitore të Real Madridit.“Për të të befasuar... Kylian, Jude, Vini... Thibaut! Të gjithë, të gjithë. Ata janë më të mirët në botë. E sheh çdo ditë konkurrencën e tyre. Kanë fituar shumë tituj dhe ende përpiqen të bëhen më të mirë çdo ditë. Është një privilegj, vërtet”, deklaroi ai. I fokusuar në zhvillimin e karrierës së tij, Espi tregoi edhe objektivat që dëshiron t’i realizojë me Real Madridin dhe Kombëtaren e Spanjës.“Të fitoj shumë tituj me Madridin, të arrij te Kombëtarja A, që është një ëndërr e fëmijërisë, dhe në afatshkurtër, ta kaloj mirë këtë grumbullim ndërkombëtar”, përfundoi sulmuesi. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Sulmuesi i Real Madridit ka folur për përvojën e tij duke u stërvitur përkrah yjeve si Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Vinicius Junior, ndërsa zbuloi edhe favoritët e tij për ‘Topin e Artë’.Carlos Espi aktualisht është i grumbulluar me Kombëtaren e Spanjës U21 gjatë kësaj pauze ndërkombëtare. Sulmuesi i Real Madridit ka ndarë përvojën e tij për të qenë pjesë e një skuadre ku stërviten disa prej futbollistëve më të mëdhenj në botë. I pyetur se kush është favoriti i tij për të fituar Topin e Artë, Espi nuk pati dilema.“Mbappe”, u përgjigj shkurt sulmuesi spanjoll, duke zgjedhur yllin francez si kandidatin e tij të preferuar për çmimin individual më prestigjioz.Espi foli edhe për futbollistët që e impresionojnë më së shumti gjatë përditshmërisë në qendrën stërvitore të Real Madridit.“Për të të befasuar... Kylian, Jude, Vini... Thibaut! Të gjithë, të gjithë. Ata janë më të mirët në botë. E sheh çdo ditë konkurrencën e tyre. Kanë fituar shumë tituj dhe ende përpiqen të bëhen më të mirë çdo ditë. Është një privilegj, vërtet”, deklaroi ai. I fokusuar në zhvillimin e karrierës së tij, Espi tregoi edhe objektivat që dëshiron t’i realizojë me Real Madridin dhe Kombëtaren e Spanjës.“Të fitoj shumë tituj me Madridin, të arrij te Kombëtarja A, që është një ëndërr e fëmijërisë, dhe në afatshkurtër, ta kaloj mirë këtë grumbullim ndërkombëtar”, përfundoi sulmuesi. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…