PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Shendeti ne rend te pareKur duhet ta çoni fëmijën për kontroll të syve? Sqaron oftalmologia, Mirlinda Kubati
2 min čitanja
Shendeti ne rend te pare

Kur duhet ta çoni fëmijën për kontroll të syve? Sqaron oftalmologia, Mirlinda Kubati

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kontrolli i syve te fëmijët nuk duhet të shtyhet deri në momentin kur problemi bëhet i dukshëm. Sipas strabologes Mirlinda Kubati, nëse prindërit nuk vërejnë ndonjë shqetësim më herët, vizita e parë te oftalmologu do të ishte mirë të bëhej në moshën trevjeçare.Për këtë temë, Kubati ka folur në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati. Gjatë bisedës, ajo u pyet se kur duhet të jetë alarm për prindërit nëse fëmija afrohet shumë te televizori, telefoni apo fletorja.Kubati tha se, nëse prindi nuk ka vërejtur ndonjë problem në muajt e parë pas lindjes apo gjatë vitit të parë të jetës, kontrolli nuk duhet të vonohet përtej moshës tre-vjeçare.“Nëse prindërit nuk vërejnë diçka më herët, në moshat pas lindjes, në moshën pesë mujore, dhjetë mujore, një-vjeçare, atëherë me moshën tre-vjeçare kishte qenë mirë të bëhet vizita e parë te oftalmologu”, tha ajo. A operohet strabizmi me laser? Sqaron oftalmologia-strabologe Mirlinda Kubati Sipas saj, prindërit duhet të jenë të vëmendshëm edhe më herët, sidomos nëse vërejnë ndryshime në sjelljen e fëmijës, në mënyrën si sheh, si afrohet te objektet apo nëse ka devijim të syrit.Ajo sqaroi se ka raste kur problemet mund të shfaqen që në moshë shumë të hershme, ndërsa prindërit janë ata që shpesh i vërejnë të parët ndryshimet.“Nëse prindi nuk vëren më herët… atëherë në moshën tre-vjeçare kishte qenë mirë të bëhet vizita e parë”, theksoi Kubati.Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë": - YouTube www.youtube.com

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kontrolli i syve te fëmijët nuk duhet të shtyhet deri në momentin kur problemi bëhet i dukshëm. Sipas strabologes Mirlinda Kubati, nëse prindërit nuk vërejnë ndonjë shqetësim më herët, vizita e parë te oftalmologu do të ishte mirë të bëhej në moshën trevjeçare.Për këtë temë, Kubati ka folur në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati. Gjatë bisedës, ajo u pyet se kur duhet të jetë alarm për prindërit nëse fëmija afrohet shumë te televizori, telefoni apo fletorja.Kubati tha se, nëse prindi nuk ka vërejtur ndonjë problem në muajt e parë pas lindjes apo gjatë vitit të parë të jetës, kontrolli nuk duhet të vonohet përtej moshës tre-vjeçare.“Nëse prindërit nuk vërejnë diçka më herët, në moshat pas lindjes, në moshën pesë mujore, dhjetë mujore, një-vjeçare, atëherë me moshën tre-vjeçare kishte qenë mirë të bëhet vizita e parë te oftalmologu”, tha ajo. A operohet strabizmi me laser? Sqaron oftalmologia-strabologe Mirlinda Kubati Sipas saj, prindërit duhet të jenë të vëmendshëm edhe më herët, sidomos nëse vërejnë ndryshime në sjelljen e fëmijës, në mënyrën si sheh, si afrohet te objektet apo nëse ka devijim të syrit.Ajo sqaroi se ka raste kur problemet mund të shfaqen që në moshë shumë të hershme, ndërsa prindërit janë ata që shpesh i vërejnë të parët ndryshimet.“Nëse prindi nuk vëren më herët… atëherë në moshën tre-vjeçare kishte qenë mirë të bëhet vizita e parë”, theksoi Kubati.Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë": - YouTube www.youtube.com

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…