PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
NaftaNafta bie nën 100 dollarë pas bisedimeve Trump-Iran
2 min čitanja
Nafta

Nafta bie nën 100 dollarë pas bisedimeve Trump-Iran

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë nën 100 dollarë për fuçi, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se përfaqësuesit e SHBA-së dhe Iranit zhvilluan në Nju Jork bisedime që ai i cilësoi si “shumë të mira” dhe “shumë produktive”.Nafta Brent, standardi ndërkombëtar i tregut, tregtohej rreth 98.41 dollarë për fuçi, ndërsa West Texas Intermediate (WTI) ishte në rreth 95.21 dollarë për fuçi për kontratat e muajit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.Trump tha se takimi mes palëve zgjati rreth tre orë dhe se një tjetër takim pritet të zhvillohet së shpejti. Deklaratat e tij kanë shtuar pritshmëritë e tregjeve se, pavarësisht tensioneve, mund të ketë hapësirë për një zgjidhje diplomatike.Megjithatë, SHBA-ja dhe Irani mbeten larg një marrëveshjeje. Ngushtica e Hormuzit vazhdon të jetë e mbyllur, ndërsa Uashingtoni ka mbajtur bllokadën ndaj porteve iraniane. Paralelisht, luftimet në Jemen kanë ndikuar në eksportet e energjisë përmes Detit të Kuq.“Takimi treorësh SHBA-Iran ka rëndësi sepse e zhvendos tregun nga një skenar i pastër përshkallëzimi drejt një procesi real diplomatik, edhe pse një marrëveshje përfundimtare duket ende larg”, tha Stephen Innes nga Quintex Intel.Në rënien e çmimeve ndikoi edhe një tjetër zhvillim: Arabia Saudite raportohet se ka rifilluar operacionet në tubacionin East–West, i cili lejon transportin e naftës saudite drejt Detit të Kuq pa kaluar përmes Hormuzit.Rijadit iu desh të mbyllte tubacionin pasi dronë të nisur nga Iraku e dëmtuan rrjetin, ndërsa tani vendi synon të rifillojë eksportet përmes kësaj rruge më vonë gjatë javës.Sipas raportimeve, Saudi Aramco u ka bërë të ditur disa rafinerive aziatike se së shpejti mund të marrin naftë nga porti i Yanbu-së, në Detin e Kuq. Ndërkohë, rafinerive evropiane u është komunikuar se nuk do të marrin naftë saudite në kuadër të marrëveshjeve të furnizimit për tetorin.Rënia e çmimit të naftës ka ndikuar edhe në tregjet financiare. Në Evropë, kontratat e së ardhmes sinjalizuan hapje pozitive të bursave

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë nën 100 dollarë për fuçi, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se përfaqësuesit e SHBA-së dhe Iranit zhvilluan në Nju Jork bisedime që ai i cilësoi si “shumë të mira” dhe “shumë produktive”.Nafta Brent, standardi ndërkombëtar i tregut, tregtohej rreth 98.41 dollarë për fuçi, ndërsa West Texas Intermediate (WTI) ishte në rreth 95.21 dollarë për fuçi për kontratat e muajit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.Trump tha se takimi mes palëve zgjati rreth tre orë dhe se një tjetër takim pritet të zhvillohet së shpejti. Deklaratat e tij kanë shtuar pritshmëritë e tregjeve se, pavarësisht tensioneve, mund të ketë hapësirë për një zgjidhje diplomatike.Megjithatë, SHBA-ja dhe Irani mbeten larg një marrëveshjeje. Ngushtica e Hormuzit vazhdon të jetë e mbyllur, ndërsa Uashingtoni ka mbajtur bllokadën ndaj porteve iraniane. Paralelisht, luftimet në Jemen kanë ndikuar në eksportet e energjisë përmes Detit të Kuq.“Takimi treorësh SHBA-Iran ka rëndësi sepse e zhvendos tregun nga një skenar i pastër përshkallëzimi drejt një procesi real diplomatik, edhe pse një marrëveshje përfundimtare duket ende larg”, tha Stephen Innes nga Quintex Intel.Në rënien e çmimeve ndikoi edhe një tjetër zhvillim: Arabia Saudite raportohet se ka rifilluar operacionet në tubacionin East–West, i cili lejon transportin e naftës saudite drejt Detit të Kuq pa kaluar përmes Hormuzit.Rijadit iu desh të mbyllte tubacionin pasi dronë të nisur nga Iraku e dëmtuan rrjetin, ndërsa tani vendi synon të rifillojë eksportet përmes kësaj rruge më vonë gjatë javës.Sipas raportimeve, Saudi Aramco u ka bërë të ditur disa rafinerive aziatike se së shpejti mund të marrin naftë nga porti i Yanbu-së, në Detin e Kuq. Ndërkohë, rafinerive evropiane u është komunikuar se nuk do të marrin naftë saudite në kuadër të marrëveshjeve të furnizimit për tetorin.Rënia e çmimit të naftës ka ndikuar edhe në tregjet financiare. Në Evropë, kontratat e së ardhmes sinjalizuan hapje pozitive të bursave

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…