KortizoliStrijat e purpurta mund të zbulojnë kortizol të lartë: Kur duhet kërkuar shkaku hormonal
2 min čitanja
Kortizoli
Strijat e purpurta mund të zbulojnë kortizol të lartë: Kur duhet kërkuar shkaku hormonal
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Nuk janë gjithmonë pasojë e shtimit në peshë apo shtrirjes së lëkurës – pamja, gjerësia dhe simptomat që i shoqërojnë mund të ndryshojnë krejt kuptimin e tyrePyetja për strijat e purpurta mund të duket e pazakontë nëse te mjeku keni shkuar për shkak të tensionit të lartë, shtimit në peshë, sheqerit të rritur në gjak apo dobësisë muskulore. Megjithatë, pamja, gjerësia dhe vendi ku janë shfaqur mund të japin një sinjal të rëndësishëm për ekspozim të zgjatur ndaj kortizolit ose barnave kortikosteroide.Strijat janë shumë të zakonshme dhe shpesh shfaqen gjatë pubertetit, shtatzënisë, rritjes së shpejtë trupore, shtimit në peshë ose zhvillimit të shpejtë të muskujve. Në fillim mund të jenë të kuqe, rozë apo të purpurta, ndërsa më vonë zakonisht zbehen.Prandaj, jo çdo strijë e purpurt është shenjë e një çrregullimi hormonal. Për mjekun ka rëndësi tabloja e plotë: sa të gjera janë, kur janë shfaqur dhe nëse shoqërohen me ndryshime të tjera.Cilat strija e bëjnë mjekun më të vëmendshëmMë shumë vëmendje kërkojnë strijat që janë:dukshëm të purpurta ose të kuqe të errëta më të gjera se rreth një centimetër shfaqen papritur ose zgjerohen shpejt ndodhen në bark, ijë, kofshë, krahë ose gjoks shoqërohen me lëkurë të hollë dhe mavijosje të shpeshta Strijat e gjera, të kuqe në të purpurt, mund të jenë ndër shenjat karakteristike të sindromës Cushing, por vetëm ato nuk mjaftojnë për diagnozë, transmeton Telegrafi. Çfarë lidhjeje kanë me kortizolinKortizoli është hormon i prodhuar nga gjëndrat mbiveshkore dhe luan rol në metabolizëm, tensionin e gjakut, inflamacionin dhe reagimin ndaj stresit.Kur organizmi ekspozohet për kohë të gjatë ndaj sasive të tepërta të kortizolit ose glukokortikoideve sintetike, prodhimi i kolagjenit mund të ulet dhe indi lidhor i lëkurës të dobësohet. Lëkura bëhet më e hollë, ndërsa enët e gjakut më të dukshme. Për këtë arsye strijat mund të jenë më të gjera dhe më të purpurta.Sindroma Cushing mund të shkaktohet nga prodhimi i tepërt i kortizolit në organizëm,
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.