PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ndryshimet klimatike“Po hyjmë në të panjohurën”, po vjen El Niño më i fuqishëm në 1000 vjetët e fundit
2 min čitanja
Ndryshimet klimatike

“Po hyjmë në të panjohurën”, po vjen El Niño më i fuqishëm në 1000 vjetët e fundit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një El Niño jashtëzakonisht i fuqishëm, i cili aktualisht po ngroh planetin, ka thyer rekordin historik për këtë fenomen natyror, disa muaj para se të pritet kulmi i tij.Matjet e fundit tregojnë se rritja e temperaturës në qendër të El Niños në Oqeanin Paqësor ka arritur në 3.05°C, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 3.02°C, të regjistruar në fund të nëntorit 2015. Kjo temperaturë llogaritet në raport me mesataren e periudhës 1991–2020.Treguesi ONI (Nino3.4), i përdorur nga meteorologët, është gjithashtu pranë thyerjes së rekordit të vitit 2015. Të dhënat bazohen në matjet e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së (NOAA).Pritet një El Niño “i jashtëzakonshëm” Sipas një mesatareje të 14 modeleve të ndryshme të parashikimit, të analizuara nga klimatologu Zeke Hausfather, kulmi në nëntor dhe dhjetor mund të arrijë deri në 4.0°C.Këto shifra janë aq të pazakonta sa Hausfather i ka cilësuar “të jashtëzakonshme”, ndërsa ekspertë të tjerë tashmë po flasin për një fenomen në “nivelin e Godzilla-s”. Një rritje mbi 0.5°C konsiderohet El Niño, ndërsa vlerat mbi 2°C klasifikohen si El Niño “shumë i fuqishëm” ose “super El Niño”. Super El Nino po merr fuqi - kur priten reshjet e para të borës? El Niño aktual mund të jetë më i fuqishmi i këtij lloji në të paktën 1,000 vjet. Ai pritet të shtojë një sasi të madhe nxehtësie në atmosferë, e cila tashmë po ngrohet me shpejtësi për shkak të djegies së lëndëve djegëse fosile. Për shkak të këtij kombinimi, viti 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.El Niño të mëparshëm jashtëzakonisht të fuqishëm, si ata të viteve 1997/1998 dhe 2015/2016, shkaktuan dëme prej qindra miliarda dollarësh në mbarë botën. Hausfather paralajmëron se fenomeni aktual mund t’i tejkalojë ndjeshëm ato pasoja.Ekspertët paralajmërojnë për valë të forta të të nxehtit, thatësira, zjarre, përmbytje dhe pasoja në bujqësi e furnizimin me ujë në pjesë të ndryshme të botës. Në disa zona të Indonezisë janë regjistruar tashmë zjarr

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një El Niño jashtëzakonisht i fuqishëm, i cili aktualisht po ngroh planetin, ka thyer rekordin historik për këtë fenomen natyror, disa muaj para se të pritet kulmi i tij.Matjet e fundit tregojnë se rritja e temperaturës në qendër të El Niños në Oqeanin Paqësor ka arritur në 3.05°C, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 3.02°C, të regjistruar në fund të nëntorit 2015. Kjo temperaturë llogaritet në raport me mesataren e periudhës 1991–2020.Treguesi ONI (Nino3.4), i përdorur nga meteorologët, është gjithashtu pranë thyerjes së rekordit të vitit 2015. Të dhënat bazohen në matjet e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së (NOAA).Pritet një El Niño “i jashtëzakonshëm” Sipas një mesatareje të 14 modeleve të ndryshme të parashikimit, të analizuara nga klimatologu Zeke Hausfather, kulmi në nëntor dhe dhjetor mund të arrijë deri në 4.0°C.Këto shifra janë aq të pazakonta sa Hausfather i ka cilësuar “të jashtëzakonshme”, ndërsa ekspertë të tjerë tashmë po flasin për një fenomen në “nivelin e Godzilla-s”. Një rritje mbi 0.5°C konsiderohet El Niño, ndërsa vlerat mbi 2°C klasifikohen si El Niño “shumë i fuqishëm” ose “super El Niño”. Super El Nino po merr fuqi - kur priten reshjet e para të borës? El Niño aktual mund të jetë më i fuqishmi i këtij lloji në të paktën 1,000 vjet. Ai pritet të shtojë një sasi të madhe nxehtësie në atmosferë, e cila tashmë po ngrohet me shpejtësi për shkak të djegies së lëndëve djegëse fosile. Për shkak të këtij kombinimi, viti 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.El Niño të mëparshëm jashtëzakonisht të fuqishëm, si ata të viteve 1997/1998 dhe 2015/2016, shkaktuan dëme prej qindra miliarda dollarësh në mbarë botën. Hausfather paralajmëron se fenomeni aktual mund t’i tejkalojë ndjeshëm ato pasoja.Ekspertët paralajmërojnë për valë të forta të të nxehtit, thatësira, zjarre, përmbytje dhe pasoja në bujqësi e furnizimin me ujë në pjesë të ndryshme të botës. Në disa zona të Indonezisë janë regjistruar tashmë zjarr

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…