PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
AndroidAndroid mund t’ju shpëtojë telefonin nga rikthimi në gjendje fabrike nëse harroni PIN-in
2 min čitanja
Android

Android mund t’ju shpëtojë telefonin nga rikthimi në gjendje fabrike nëse harroni PIN-in

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Google ka publikuar javën e kaluar një version të ri beta të Android 17, ndërsa një analizë më e detajuar ka zbuluar gjurmë të një funksioni të ri që mund të zgjidhë një nga problemet më të bezdisshme për përdoruesit e Androidit.Në një version të ardhshëm të Androidit, përdoruesit që harrojnë PIN-in ose fjalëkalimin mund të kenë mundësi ta zhbllokojnë telefonin përmes të dhënave të llogarisë së tyre Google. Kjo do të shmangte nevojën për rikthimin në cilësimet e fabrikës, proces që aktualisht fshin fotografitë, skedarët dhe të dhënat e aplikacioneve të ruajtura lokalisht dhe që nuk janë kopjuar në cloud.Aktualisht, nëse një përdorues harron PIN-in, fjalëkalimin ose modelin e zhbllokimit, mënyra kryesore për të rifituar qasjen në telefon është rikthimi në gjendjen e fabrikës. Pas këtij procesi, llogaria Google përdoret për të konfirmuar pronësinë e pajisjes përmes sistemit Factory Reset Protection (FRP).Google kishte ofruar një mundësi të ngjashme edhe më herët. Përdoruesit e Android 4.4 dhe versioneve më të vjetra mund ta rivendosnin modelin e zhbllokimit përmes llogarisë Google. Ky funksion u hoq me Android Lollipop 5.0, duke bërë që përdoruesit të detyroheshin ta rivendosnin pajisjen nëse harronin PIN-in, fjalëkalimin ose modelin.Tani, në kodin e një versioni të ardhshëm të Androidit është zbuluar opsioni “Unlock with Google Account” (“Zhblloko me llogarinë Google”). Ai pritet të jetë pjesë e seksionit “Device unlock”, ku përdoruesit vendosin PIN-in, fjalëkalimin dhe gjurmën e gishtit.Megjithatë, ende nuk dihet se kur do të jetë i disponueshëm ky funksion. Ai nuk është aktivizuar në versionin beta Android 17 QPR2 Beta 5 dhe Google ende nuk ka konfirmuar nëse dhe kur do ta prezantojë zyrtarisht. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Google ka publikuar javën e kaluar një version të ri beta të Android 17, ndërsa një analizë më e detajuar ka zbuluar gjurmë të një funksioni të ri që mund të zgjidhë një nga problemet më të bezdisshme për përdoruesit e Androidit.Në një version të ardhshëm të Androidit, përdoruesit që harrojnë PIN-in ose fjalëkalimin mund të kenë mundësi ta zhbllokojnë telefonin përmes të dhënave të llogarisë së tyre Google. Kjo do të shmangte nevojën për rikthimin në cilësimet e fabrikës, proces që aktualisht fshin fotografitë, skedarët dhe të dhënat e aplikacioneve të ruajtura lokalisht dhe që nuk janë kopjuar në cloud.Aktualisht, nëse një përdorues harron PIN-in, fjalëkalimin ose modelin e zhbllokimit, mënyra kryesore për të rifituar qasjen në telefon është rikthimi në gjendjen e fabrikës. Pas këtij procesi, llogaria Google përdoret për të konfirmuar pronësinë e pajisjes përmes sistemit Factory Reset Protection (FRP).Google kishte ofruar një mundësi të ngjashme edhe më herët. Përdoruesit e Android 4.4 dhe versioneve më të vjetra mund ta rivendosnin modelin e zhbllokimit përmes llogarisë Google. Ky funksion u hoq me Android Lollipop 5.0, duke bërë që përdoruesit të detyroheshin ta rivendosnin pajisjen nëse harronin PIN-in, fjalëkalimin ose modelin.Tani, në kodin e një versioni të ardhshëm të Androidit është zbuluar opsioni “Unlock with Google Account” (“Zhblloko me llogarinë Google”). Ai pritet të jetë pjesë e seksionit “Device unlock”, ku përdoruesit vendosin PIN-in, fjalëkalimin dhe gjurmën e gishtit.Megjithatë, ende nuk dihet se kur do të jetë i disponueshëm ky funksion. Ai nuk është aktivizuar në versionin beta Android 17 QPR2 Beta 5 dhe Google ende nuk ka konfirmuar nëse dhe kur do ta prezantojë zyrtarisht. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…