Skip to comments
Događaj u razvoju
Vijest · Balkan

Gjini godet Gërvallën për sulmet ndaj familjes Haradinaj: Ka vjellë vrer kundër njerëzve që e kanë oborrin të mbushur me varre

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së.Ai ka adresuar kritika të ashpra dhe të drejtpërdrejta ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për deklaratat dhe qasjen e saj denigruese ndaj udhëheqësve të luftës, veçanërisht ndaj kryetarit të nderit të Aleancës, Ramush Haradinaj.Në këtë kuadër, kreu i Aleancës shprehu bindjen e tij se një pjesë e konsiderueshme e deputetëve dhe votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk ndihen mirë me situatën e krijuar rreth dënimeve në Hagë. Ai kërkoi më shumë sinqeritet politik për mbrojtjen e luftës për liri.“Unë besoj që edhe një pjesë e madhe, serioze, e deputetëve të VV-së, e votuesve të VV-së, nuk ndihen mirë me këtë që ka ndodhur. Nuk kam qysh mos me besu që ata njerëz e kuptojnë çka ka ndodhur. Jam i bindur që një pjesë e madhe e kuptojnë situatën, votuesit dhe deputetët. Duhet me pas më shumë sinqeritet në këtë pjesë. Nuk duhet me u frikësu që, nëse luftojmë për tregimin tonë për liri, që sot po gjykohet atje, atëherë kemi telashe të mëdha”, deklaroi Gjini në T7.Gjini e cilësoi si të dhimbshme heshtjen aktuale institucionale, duke e krahasuar qëndrimin e Donika Gërvallës me profilin e saj të kaluar politik dhe me sulmet e saj të hapura ndaj familjes Haradinaj.“Si person, nuk kam kurrfarë respekti për Donika Gërvallën. Është çika e Jusuf Gërvallës, po nuk është Jusuf Gërvalla. Është e dhimbshme mos me e thanë një fjalë, e ka portfolion tipike. Mos të shkarkon Albini, s’po më intereson hiç ajo pjesë, po është tregues i dhimbshëm. Të paktën, po them, edhe nëse nuk e do kurrnjërin prej këtyre, edhe nëse mendon çka do që mendon. A ju vjen inat udhëheqësit e luftës së Serbisë me u dënu ma pak se udhëheqësit e luftës së Kosovës? E kemi pa çka ka ditë me vjellë vrer kundër njerëzve që e kanë oborrin të mbushur me varre”, përfundoi Ardian Gjini.

Objavljeno · ažurirano 22:52 · 2 min čitanja

Slika uz članak: Gjini godet Gërvallën për sulmet ndaj familjes Haradinaj: Ka vjellë vrer kundër njerëzve që e kanë oborrin të mbushur me varreFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së.Ai ka adresuar kritika të ashpra dhe të drejtpërdrejta ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për deklaratat dhe qasjen e saj denigruese ndaj udhëheqësve të luftës, veçanërisht ndaj kryetarit të nderit të Aleancës, Ramush Haradinaj.Në këtë kuadër, kreu i Aleancës shprehu bindjen e tij se një pjesë e konsiderueshme e deputetëve dhe votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk ndihen mirë me situatën e krijuar rreth dënimeve në Hagë. Ai kërkoi më shumë sinqeritet politik për mbrojtjen e luftës për liri.“Unë besoj që edhe një pjesë e madhe, serioze, e deputetëve të VV-së, e votuesve të VV-së, nuk ndihen mirë me këtë që ka ndodhur. Nuk kam qysh mos me besu që ata njerëz e kuptojnë çka ka ndodhur. Jam i bindur që një pjesë e madhe e kuptojnë situatën, votuesit dhe deputetët. Duhet me pas më shumë sinqeritet në këtë pjesë. Nuk duhet me u frikësu që, nëse luftojmë për tregimin tonë për liri, që sot po gjykohet atje, atëherë kemi telashe të mëdha”, deklaroi Gjini në T7.Gjini e cilësoi si të dhimbshme heshtjen aktuale institucionale, duke e krahasuar qëndrimin e Donika Gërvallës me profilin e saj të kaluar politik dhe me sulmet e saj të hapura ndaj familjes Haradinaj.“Si person, nuk kam kurrfarë respekti për Donika Gërvallën. Është çika e Jusuf Gërvallës, po nuk është Jusuf Gërvalla. Është e dhimbshme mos me e thanë një fjalë, e ka portfolion tipike. Mos të shkarkon Albini, s’po më intereson hiç ajo pjesë, po është tregues i dhimbshëm. Të paktën, po them, edhe nëse nuk e do kurrnjërin prej këtyre, edhe nëse mendon çka do që mendon. A ju vjen inat udhëheqësit e luftës së Serbisë me u dënu ma pak se udhëheqësit e luftës së Kosovës? E kemi pa çka ka ditë me vjellë vrer kundër njerëzve që e kanë oborrin të mbushur me varre”, përfundoi Ardian Gjini.

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...