Jurgen kloppMbappe flet për takimin me Kloppin dhe mos përmbushjen e ëndrrës së nënës së tij
2 min čitanja
Jurgen klopp
Mbappe flet për takimin me Kloppin dhe mos përmbushjen e ëndrrës së nënës së tij
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kylian Mbappe ka zbuluar një nga historitë më interesante nga fillimi i karrierës së tij, duke treguar se sa pranë ishte transferimit te Liverpooli dhe se si nëna e tij, Fayza Lamari, kishte dëshiruar që ai të bashkohej me klubin anglez.Në atë kohë, Mbappe ishte pjesë e Monacos dhe po konsideronte të ardhmen e tij. Liverpooli, i drejtuar nga Jurgen Klopp, ishte seriozisht i interesuar për talentin francez dhe bëri përpjekje të mëdha për ta bindur atë dhe familjen e tij. Klopp madje ka treguar më herët se klubi organizoi një udhëtim me avion privat për të zhvilluar bisedime me familjen Mbappe.Por një prej personave që e dëshironte më së shumti këtë transferim ishte nëna e sulmuesit francez.“Ajo gjithmonë donte që unë të nënshkruaja për Liverpoolin. Është një histori qesharake, sepse është e vërtetë. Isha afër Liverpoolit sepse nëna ime ishte një tifoze e madhe e Liverpoolit të Kloppit. Ai është një trajner i shkëlqyer”, ka treguar Mbappe.🚨❤️🏴 Kylian Mbappé has revealed that his mum’s dream was for him to sign for Liverpool: 🗣️ “She always wanted me to sign for Liverpool. 😭 It’s a funny story because it’s true. I had to make a decision when I was at Monaco. I was close to Liverpool because my mum was a big… pic.twitter.com/2PytUVbFIE — Transfer News Live (@DeadlineDayLive) September 22, 2026 Madje, Mbappe ka kujtuar edhe takimin me Kloppin, i cili u përpoq ta bindte për projektin e Liverpoolit.“Mbaj mend që ishim në një aeroplan dhe po fluturonim. Ai po më shpjegonte projektin e tij, ndërsa unë i thashë: ‘Nuk ke pse të më bindësh. Ti je Jurgen Klopp, ky është Liverpooli, ky është një klub i madh’”, ka rrëfyer francezi.Megjithatë, në fund Mbappe zgjodhi të mos largohej nga Franca. Dëshira për të luajtur në qytetin e tij dhe për të vazhduar karrierën në vendlindje ishte më e fortë se mundësia për t’u transferuar në Ligën Premier.Mbappé sobre su reunión con Klopp: “No necesitas convencerme. Eres Jürgen Klopp, es el Liverpool y es un gran club. Finalmente
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.