PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Eshs - mkPaga mesatare në muajin korrik ka qenë 48.499 denarë
2 min čitanja
Eshs - mk

Paga mesatare në muajin korrik ka qenë 48.499 denarë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Pagat në vend kanë shënuar një rritje të lehtë gjatë muajit korrik. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare neto arriti në 48.499 denarë, vetëm 118 denarë më shumë se në qershor, ose një euro e 91 cent, kur ishte 48.381 denarë.Të dhënat e Entit të Statistikave tregojnë se në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, paga mesatare neto është rritur për 7,1 për qind.Rritja më e madhe është regjistruar në sektorin financiar dhe të sigurimeve me 10,7 për qind, pasuar nga furnizimi me ujë, menaxhimi i mbetjeve dhe rehabilitimi i mjedisit me 10,4 për qind, si dhe sektori i pasurive të patundshme me 9,6 për qind.Në raport me qershorin, rritje të pagave neto ka pasur edhe në veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike me 4,3 për qind, në tregti me 3,2 për qind dhe në ndërtimtari me 2,3 për qind.Ndërkohë, paga mesatare bruto në korrik arriti në 72.935 denarë, duke shënuar po ashtu një rritje vjetore prej 7,1 për qind. Rritja më e madhe e pagave bruto është regjistruar në të njëjtët sektor ku është rritur edhe paga neto, në sektorin financiar dhe të sigurimeve me 10,8 për qind, furnizimi me ujë, menaxhimi i mbetjeve dhe rehabilitimi i mjedisit me 10,5 për qind, si dhe veprimtaritë e lidhura me pasuritë e patundshme me 9,8 për qind.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Pagat në vend kanë shënuar një rritje të lehtë gjatë muajit korrik. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare neto arriti në 48.499 denarë, vetëm 118 denarë më shumë se në qershor, ose një euro e 91 cent, kur ishte 48.381 denarë.Të dhënat e Entit të Statistikave tregojnë se në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, paga mesatare neto është rritur për 7,1 për qind.Rritja më e madhe është regjistruar në sektorin financiar dhe të sigurimeve me 10,7 për qind, pasuar nga furnizimi me ujë, menaxhimi i mbetjeve dhe rehabilitimi i mjedisit me 10,4 për qind, si dhe sektori i pasurive të patundshme me 9,6 për qind.Në raport me qershorin, rritje të pagave neto ka pasur edhe në veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike me 4,3 për qind, në tregti me 3,2 për qind dhe në ndërtimtari me 2,3 për qind.Ndërkohë, paga mesatare bruto në korrik arriti në 72.935 denarë, duke shënuar po ashtu një rritje vjetore prej 7,1 për qind. Rritja më e madhe e pagave bruto është regjistruar në të njëjtët sektor ku është rritur edhe paga neto, në sektorin financiar dhe të sigurimeve me 10,8 për qind, furnizimi me ujë, menaxhimi i mbetjeve dhe rehabilitimi i mjedisit me 10,5 për qind, si dhe veprimtaritë e lidhura me pasuritë e patundshme me 9,8 për qind.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…