PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ItaliaAksion i madh kundër mafies italiane - 3.2 milionë euro u gjetën në mure, dysheme dhe mobilie
2 min čitanja
Italia

Aksion i madh kundër mafies italiane - 3.2 milionë euro u gjetën në mure, dysheme dhe mobilie

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Tridhjetë e katër persona janë arrestuar dhe 3.2 milionë euro në para të gatshme janë sekuestruar pasi u gjetën të fshehura në muret, dyshemetë dhe mobiliet e një apartamenti në Caivano, në periferi të Napolit.Të arrestuarit dyshohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të tipit mafioz, trafik droge, zhvatje dhe posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre.Sipas Karabinierëve në Napoli, gjatë kontrollit të apartamentit në Caivano u gjetën tufa me kartëmonedha prej 50 eurosh, të mbështjella me kujdes në celofan dhe të fshehura nën pllakat e dyshemesë dhe mureve, si dhe në sirtarë të fshehtë të dollapëve.Paratë u nxorën nga objekti me kova plastike dhe u transportuan me një automjet të blinduar.Përveç parave të gatshme, autoritetet sekuestruan edhe 11 orë luksoze Rolex, armë zjarri dhe pajisje për shitjen e drogës.Hetuesit zbuluan edhe mënyrën e funksionimit të grupit kriminal, i cili kishte krijuar një model të organizimit të ngjashëm me një biznes, duke i ndarë anëtarët në turne për të mundësuar vazhdimisht trafikimin e drogës dhe kryerjen e zhvatjeve.Aksioni ishte rezultat i një operacioni sekret disa muajsh, të drejtuar nga prokurori i njohur antimafioz i Napolit, Nicola Gratteri. Një rol kyç në hetim patën informacionet e dhëna nga informatorët dhe përgjimet e bisedave telefonike të anëtarëve të mafies që ndodheshin në burg, të cilëve të afërmit u dërgonin celularë në mënyrë të fshehtë.Të gjitha paratë e sekuestruara do të transferohen në Fondin Shtetëror për Drejtësinë, i cili përdoret për të financuar ndihmën për viktimat e krimit të organizuar.Sipas autoriteteve, të arrestuarit dyshohet se janë pjesëtarë të klanit të njohur Angelino, i cili kishte depërtuar në një masë të konsiderueshme në pushtetin lokal në Caivano. Për këtë arsye, administrata komunale e qytetit ishte vendosur vitin e kaluar nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë gjyqësore.Sekuestrimi dhe arrestimet kanë shkaktuar edhe reagime politike në Itali. Qeveria e kryeministres Giorgia Melo

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Tridhjetë e katër persona janë arrestuar dhe 3.2 milionë euro në para të gatshme janë sekuestruar pasi u gjetën të fshehura në muret, dyshemetë dhe mobiliet e një apartamenti në Caivano, në periferi të Napolit.Të arrestuarit dyshohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të tipit mafioz, trafik droge, zhvatje dhe posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre.Sipas Karabinierëve në Napoli, gjatë kontrollit të apartamentit në Caivano u gjetën tufa me kartëmonedha prej 50 eurosh, të mbështjella me kujdes në celofan dhe të fshehura nën pllakat e dyshemesë dhe mureve, si dhe në sirtarë të fshehtë të dollapëve.Paratë u nxorën nga objekti me kova plastike dhe u transportuan me një automjet të blinduar.Përveç parave të gatshme, autoritetet sekuestruan edhe 11 orë luksoze Rolex, armë zjarri dhe pajisje për shitjen e drogës.Hetuesit zbuluan edhe mënyrën e funksionimit të grupit kriminal, i cili kishte krijuar një model të organizimit të ngjashëm me një biznes, duke i ndarë anëtarët në turne për të mundësuar vazhdimisht trafikimin e drogës dhe kryerjen e zhvatjeve.Aksioni ishte rezultat i një operacioni sekret disa muajsh, të drejtuar nga prokurori i njohur antimafioz i Napolit, Nicola Gratteri. Një rol kyç në hetim patën informacionet e dhëna nga informatorët dhe përgjimet e bisedave telefonike të anëtarëve të mafies që ndodheshin në burg, të cilëve të afërmit u dërgonin celularë në mënyrë të fshehtë.Të gjitha paratë e sekuestruara do të transferohen në Fondin Shtetëror për Drejtësinë, i cili përdoret për të financuar ndihmën për viktimat e krimit të organizuar.Sipas autoriteteve, të arrestuarit dyshohet se janë pjesëtarë të klanit të njohur Angelino, i cili kishte depërtuar në një masë të konsiderueshme në pushtetin lokal në Caivano. Për këtë arsye, administrata komunale e qytetit ishte vendosur vitin e kaluar nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë gjyqësore.Sekuestrimi dhe arrestimet kanë shkaktuar edhe reagime politike në Itali. Qeveria e kryeministres Giorgia Melo

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…