Leonora jakupiKaci dhe Leonora Jakupi shihen bashkë në protestën kundër Gjykatës Speciale
1 min čitanja
Leonora jakupi
Kaci dhe Leonora Jakupi shihen bashkë në protestën kundër Gjykatës Speciale
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Floktari i njohur kosovar, Kaci Lleshi, dhe këngëtarja Leonora Jakupi janë parë sonte në mesin e protestuesve në Prishtinë.Telegrafi ka kapur përmes fotografive momentin kur dyshja shihet së bashku në turmën e protestuesve, ndërsa në një prej momenteve ata kanë realizuar edhe një selfie.Prania e tyre vjen në ditën e shtatë të protestave të organizuara në Prishtinë lidhur me zhvillimet pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kaci dhe Leonora Jakupi në protestë (Foto: Telegrafi)Leonora Jakupi ka qenë ndër figurat publike që ka reaguar vazhdimisht lidhur me procesin në Hagë, ndërsa edhe më herët është parë duke marrë pjesë në tubime në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.Protesta e sontme po shoqërohet edhe me program artistik. Para të pranishmëve pritet të performojë tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, ndërsa folëse e mbrëmjes është Kaltrina Mikushica. Kaci dhe Leonora Jakupi në protestë (Foto: Telegrafi)Protestat në Prishtinë janë zhvilluar përgjatë ditëve të fundit pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke mbledhur qytetarë dhe figura të shumta publike. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.