PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Glauk konjufcaKonjufca në New York, ministrit holandez ia ngre çështjen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
2 min čitanja
Glauk konjufca

Konjufca në New York, ministrit holandez ia ngre çështjen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Holandës, Tom Berendsen, në New York, ka ngritur çështjen e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Konjufca po qëndron në New York në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues ndërkombëtarë.Ai tha se në takimin me kryediplomatin holandez ka diskutuar për aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.“I ngrita çështjen e aktgjykimit të padrejtë të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit”, deklaroi Konjufca.Sipas tij, qëndrimi i Kosovës është se aktgjykimi “shtrembëron të vërtetën historike, përbën një padrejtësi serioze dhe duhet të korrigjohet në shkallën e Apelit”.Aktgjykimi i shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së u shpall më 16 shtator në Hagë. Gjatë qëndrimit në New York, Konjufca, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, zhvilloi takim edhe me kryeministrin kroat Andrej Plenković dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.Konjufca e cilësoi Kroacinë si një prej partnerëve më të afërt të Kosovës në rajon, duke theksuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.Kryediplomati kosovar u takua gjithashtu me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Sipas Konjufcës, në takim është diskutuar për rritjen e investimeve dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.Takime pati edhe me ministrin e Jashtëm të Xhibutit, Abdoulkader Houssein Omar, si dhe me kryeministrin e Ruandës, Justin Nsengiyumva, dhe ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Olivier Nduhungire

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Holandës, Tom Berendsen, në New York, ka ngritur çështjen e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Konjufca po qëndron në New York në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues ndërkombëtarë.Ai tha se në takimin me kryediplomatin holandez ka diskutuar për aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.“I ngrita çështjen e aktgjykimit të padrejtë të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit”, deklaroi Konjufca.Sipas tij, qëndrimi i Kosovës është se aktgjykimi “shtrembëron të vërtetën historike, përbën një padrejtësi serioze dhe duhet të korrigjohet në shkallën e Apelit”.Aktgjykimi i shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së u shpall më 16 shtator në Hagë. Gjatë qëndrimit në New York, Konjufca, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, zhvilloi takim edhe me kryeministrin kroat Andrej Plenković dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.Konjufca e cilësoi Kroacinë si një prej partnerëve më të afërt të Kosovës në rajon, duke theksuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.Kryediplomati kosovar u takua gjithashtu me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Sipas Konjufcës, në takim është diskutuar për rritjen e investimeve dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.Takime pati edhe me ministrin e Jashtëm të Xhibutit, Abdoulkader Houssein Omar, si dhe me kryeministrin e Ruandës, Justin Nsengiyumva, dhe ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Olivier Nduhungire

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…