Foto: TelegrafiIz objave izvora
Për të shtatën natë radhazi, mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të protestuar kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Protestuesit, të pajisur me pankarta me mbishkrimet “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”, si dhe me flamuj kombëtarë, të UÇK-së dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar drejtësi për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.Tubimet në Prishtinë po vazhdojnë që nga 16 shtatori, kur shkalla e parë e Gjykatës Speciale shqiptoi aktgjykimin ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së. Një natë më parë, mijëra qytetarë u mblodhën po ashtu në sheshin “Skënderbeu” për të kundërshtuar vendimin. Protesta kundër aktgjykimit janë organizuar ditëve të fundit edhe jashtë Kosovës. Tubime janë mbajtur në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Kanada, ndërsa kundërshtime ndaj vendimit janë shprehur edhe nga diaspora shqiptare në vende të tjera.Më 16 shtator, trupi gjykues i Dhomave të Specializuara e dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim, respektivisht me gjithsej 81 vjet. Ata u shpallën fajtorë për një numër krimesh lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit. Tani pritet që mbrojtja të dërgojë çështjen në Apel./Telegrafi. Your browser does not support the video tag. roar-assets-auto.rbl.ms Your browser does not support the video tag. roar-assets-auto.rbl.ms
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.