Arben fetoshiFetoshi: Kamionët në Nju Jork, pjesë e fushatës serbo-ruse për “kriminalizimin” e Kosovës
2 min čitanja
Arben fetoshi
Fetoshi: Kamionët në Nju Jork, pjesë e fushatës serbo-ruse për “kriminalizimin” e Kosovës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, ka deklaruar se fushata me kamionë të pajisur me ekrane në rrugët e Nju Jorkut përbën pjesë të një strategjie më të gjerë komunikimi, përmes së cilës, sipas tij, synohet të ndikohet opinioni perëndimor dhe Kosova të paraqitet si shtet “shtypës” ndaj komunitetit serb.Në analizën me titull “Kamionët e ‘viktimizimit’ në Nju Jork”, Fetoshi e cilëson këtë veprim si një manovër të koordinuar të Serbisë dhe Rusisë, me synim që të ushtrohet presion ndaj Perëndimit dhe të ndërtohet një narrativë për “kriminalizimin” e Kosovës.Sipas tij, as koha dhe as vendi i zhvillimit të kësaj fushate nuk janë zgjedhur rastësisht.Kamionët me ekrane janë shfaqur në Nju Jork pak para nisjes së Debatit të Përgjithshëm dhe Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, periudhë kur qyteti bëhet qendër e aktivitetit politik, diplomatik dhe mediatik botëror.Fetoshi thotë se kjo rrethanë rrit dukshëm mundësinë që mesazhet e transmetuara të marrin vëmendje më të madhe ndërkombëtare. Sputnik manipulon me pamjet nga Kosova për të promovuar propagandën e Beogradit në Nju Jork Megjithëse organizatorët e kanë paraqitur aksionin si nismë “humanitare”, Fetoshi pretendon se materialet vizuale përdorin pamje autentike nga periudha dhe ngjarje të ndryshme, të cilat më pas bashkohen në një rrëfim të vetëm.Sipas tij, qëllimi është krijimi i perceptimit se serbët në Kosovë përballen me një cikël të vazhdueshëm të “persekutimit”.“Bëhet fjalë për një aparat propagandistik që ka përzgjedhur pamje reale nga ngjarje të ndryshme në kohë, duke i shndërruar në ‘dëshmi’ për linçimin e vazhdueshëm të serbëve. Kjo përforcohet edhe me mesazhe që shprehin mbështetje për Presidentin Trump”, thuhet në analizë.Në ekranet e kamionëve janë transmetuar pamje nga trazirat e marsit të vitit 2004, si dhe nga arrestime, protesta dhe ndërhyrje institucionale të viteve të mëvonshme.Fetoshi vlerëson se nxjerrja e këtyre rastev
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.