Altin krasniqi“Dera vazhdon të jetë e hapur”, djali i Jakup Krasniqit: Institucionet i presim tash e gjashtë vjet
2 min čitanja
Altin krasniqi
“Dera vazhdon të jetë e hapur”, djali i Jakup Krasniqit: Institucionet i presim tash e gjashtë vjet
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar përmes një postimi publik, duke thënë se dera e shtëpisë së familjes së tyre vazhdon të jetë e hapur për familjarë, miq dhe të gjithë ata që bashkëndiejnë dhimbjen e tyre.Krasniqi ka bërë të ditur se për gjashtë vite familja ka pritur edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës që ta vizitojnë shtëpinë e tyre.“Dera e shtëpisë sonë vazhdon të qëndrojë e hapur, tash e 6 vjet, për familjarë, miq dhe për të gjithë ata që bashkëndiejnë dhimbjen tonë”, ka shkruar ai.Sipas tij, gjatë gjithë kësaj periudhe kanë pritur që në shtëpinë e tyre të vijnë edhe përfaqësues institucionalë. Haxhiu fton në takim familjarët e katërshes së UÇK-së “Përgjatë këtyre 6 viteve, kemi pritur që përfaqësues të institucioneve tona të vijnë në këtë shtëpi dhe ende vazhdojmë t’i presim. Sepse pjesë e ndërtimit të këtyre institucioneve janë edhe vepra dhe sakrifica e babait tim”, ka deklaruar Krasniqi.Ai ka shtuar se dera e shtëpisë së tyre do të vazhdojë të mbetet e hapur për të gjithë ata që, siç është shprehur, e çmojnë sakrificën për lirinë dhe shtetin.“Kjo derë do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë ata që e ndjejnë dhimbjen tonë dhe e çmojnë sakrificën për lirinë dhe shtetin tonë”, ka përfunduar Altin Krasniqi.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.