Foto: TelegrafiIz objave izvora
Ish-kapiteni i Shqipërisë Rudi Vata pret një përballje të barabartë mes Kosovës dhe Irlandës, si dhe beson që secila kombëtare në këtë grup është në nivel të përafërt me tjetrën.Kosova do t’ia bëjë sefte aventurës në Ligën e Kombeve këtë të enjte ndaj Irlandës, kombëtare tek e cila do të luajë Rocco Vata, pra djali i ish-kapitenit shqiptar.Telegrafi ka kontaktuar Vatan për ta pyetur për emocionet rreth kësaj ndeshje. Ai deklaroi se ka një emocion të veçantë për këtë sfidë, por njëkohësisht është falënderues ndaj Irlandës, të cilët u kujdesën tepër për djalin e tij, si dhe e ftuan pavarësisht që ky i fundit ende nuk është në formën më të mirë të mundshme.“Është një ndeshje që ka emocion të veçantë, sepse është Kosova – e cila përballet me Irlandën. Kosova, pra Dardania gjithmonë ka pasur domethënie në zemrën time. Qysh i vogël jam rritur me emocionin e lojtarëve të Kosovës, si Fadil Vokrri, Prekazi pastaj Kujtim Shala e shumë të tjerë”.“Është ndeshje e veçantë sepse pjesë e Irlandës është djali im, Rocco. Është diçka ndryshe sepse vetë situata ka ardhur e tillë jo sepse e kam kërkuar, ose kam punuar që të mbërrij këtu. Rocco është kualifikuar për të qenë lojtar i Irlandës dhe për të qenë i sinqertë, ata kanë treguar kujdes në zhvillimin e tij qysh në moshën 14-vjeçare dhe tashmë është faza finale”. Rocco Vata“Njëjtën kohë edhe veprimi që Rocco vjen pas një dëmtimi të gjatë, prapë Federata dhe trajneri kanë vendos me e thirr, me e grumbullu dhe t’i japin mbështetje. Kjo tregon se në ditët e vështira, skuadrat që besojnë te produkti, kanë nevojë për këtë trajtim. Rocco nuk është në formën më të mirë, ku ishte para dëmtimit, por besimi i trajnerit do ta ndihmojë ta kalojë një ngerrç psiqik”.Vata shtoi se dëshiron që Rocco të paraqitet mirë për Irlandën, por njëkohësisht edhe që Kosova të vazhdojë të rritet.“Nuk e di nëse do të merr minuta kundër Kosovës, por çdo gjë mbetet për t’u parë në dy-tri ditët e ardhshme. Kë do ta mbështes më shumë? Është emocion ndryshe, kam sh
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.