Foto: TelegrafiIz objave izvora
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se përballë Iranit duhet të marrë një “vendim të madh”.Duke folur për luftën dhe hapat e ardhshëm të administratës së tij, lideri amerikan e paraqiti situatën si një zgjedhje mes arritjes së një marrëveshjeje që do t’i mundësonte ekonomisë iraniane të rimëkëmbej dhe vazhdimit të presionit ushtarak.“A do ta asgjësoj Republikën Islamike – dhe a do ta bëj këtë shpejt?”, tha Trump, ndërsa shtoi “A do t’i çoj në ferr?”, shkruan skynews. Trump falënderon Kosovën dhe Shqipërinë për angazhimin e trupave në Gaza Ai përsëriti gjithashtu pretendimin e tij se udhëheqësit iranianë do të jenë të gatshëm të arrijnë një marrëveshje pas zgjedhjeve afatmesme në SHBA, të cilat mbahen në nëntor.“Besoj se do të arrijmë një marrëveshje menjëherë pas zgjedhjeve”, deklaroi 80-vjeçari.Trump tha se Teherani po pret të shohë se si do të zhvillohen zgjedhjet afatmesme amerikane përpara se të marrë vendim për negociatat me Uashingtonin.Gjatë konfliktit, presidenti amerikan ka deklaruar në raste të shumta se një marrëveshje me Iranin është pranë, megjithëse negociatat dhe përpjekjet diplomatike janë shoqëruar vazhdimisht me deklarata të ndryshme nga të dyja palët. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.