PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Vedat muriqiVedat Muriqi, kapiteni i ri i Kosovës
2 min čitanja
Vedat muriqi

Vedat Muriqi, kapiteni i ri i Kosovës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Vedat Muriqi pritet të jetë kapiteni i ri i Kosovës, pas largimit të Amir Rrahmanit, i cili e drejtoi ekipin për shtatë vite.Sulmuesi 32-vjeçar i Fenerbahçes është një prej figurave kryesore të Dardanëve dhe tashmë pritet të marrë përsipër edhe një përgjegjësi të re, atë të bartjes së shiritit të kapitenit. Muriqi është rekordmen i Kosovës sa i përket golave, me 32 të realizuar në 68 paraqitje. Kapiteni i ri nuk është i panjohur me këtë rol. Muriqi e ka mbajtur tetë herë shiritin e kapitenit të Kosovës në të kaluarën, në mungesë të Rrahmanit, dhe tash pritet që ai të jetë zgjedhja kryesore për këtë pozitë. Shpërtheu me gola në Turqi, Vedat Muriqi gati për ta drejtuar Kosovën në misionin e ri Muriqi debutoi me Kosovën më 9 tetor 2016, në ndeshjen ndaj Ukrainës, kur ishte vetëm 22 vjeç. Që nga atëherë, ai është shndërruar në golashënuesin më të mirë në historinë e përfaqësueses, ndërsa me 68 paraqitje është i dyti në listën e lojtarëve me më shumë ndeshje për Dardanët.Më shumë paraqitje se Muriqi ka vetëm Mërgim Vojvoda. Mbrojtësi 31-vjeçar ka 75 ndeshje me Kosovën dhe pritet të jetë kapiteni i dytë në hierarkinë e re të ekipit kombëtar. Pas tyre, një tjetër kandidat për të mbajtur shiritin është Milot Rashica. Sulmuesi 30-vjeçar ka 64 paraqitje me Kosovën dhe 12 gola, duke qenë një prej lojtarëve me më shumë përvojë në ekip. Këta të tre, janë lojtarët e vetëm që janë mbi 30 vjeç në këtë tubim, pasi që përveç Rrahmanit, edhe Florent Hadërgjonaj ka pezulluar angazhimin me ekipin kombëtar, ndërsa Fidan Aliti dhe Valon Berisha janë pezulluar. Koha fluturon: Vetëm Milot Rashica dhe Vedat Muriqi kanë mbetur nga brezi i parë i Kosovës Kështu, pas largimit të Rrahmanit, hierarkia e re e kapitenëve të Kosovës pritet të udhëhiqet nga Muriqi, me Vojvodën dhe Rashicën si opsionet e tjera.Muriqi do ta nisë këtë kapitull të ri në një moment të rëndësishëm për Kosovën, e cila përballet me katër ndeshje në Ligën e Kombeve brenda vetëm dhjetë ditësh. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Vedat Muriqi pritet të jetë kapiteni i ri i Kosovës, pas largimit të Amir Rrahmanit, i cili e drejtoi ekipin për shtatë vite.Sulmuesi 32-vjeçar i Fenerbahçes është një prej figurave kryesore të Dardanëve dhe tashmë pritet të marrë përsipër edhe një përgjegjësi të re, atë të bartjes së shiritit të kapitenit. Muriqi është rekordmen i Kosovës sa i përket golave, me 32 të realizuar në 68 paraqitje. Kapiteni i ri nuk është i panjohur me këtë rol. Muriqi e ka mbajtur tetë herë shiritin e kapitenit të Kosovës në të kaluarën, në mungesë të Rrahmanit, dhe tash pritet që ai të jetë zgjedhja kryesore për këtë pozitë. Shpërtheu me gola në Turqi, Vedat Muriqi gati për ta drejtuar Kosovën në misionin e ri Muriqi debutoi me Kosovën më 9 tetor 2016, në ndeshjen ndaj Ukrainës, kur ishte vetëm 22 vjeç. Që nga atëherë, ai është shndërruar në golashënuesin më të mirë në historinë e përfaqësueses, ndërsa me 68 paraqitje është i dyti në listën e lojtarëve me më shumë ndeshje për Dardanët.Më shumë paraqitje se Muriqi ka vetëm Mërgim Vojvoda. Mbrojtësi 31-vjeçar ka 75 ndeshje me Kosovën dhe pritet të jetë kapiteni i dytë në hierarkinë e re të ekipit kombëtar. Pas tyre, një tjetër kandidat për të mbajtur shiritin është Milot Rashica. Sulmuesi 30-vjeçar ka 64 paraqitje me Kosovën dhe 12 gola, duke qenë një prej lojtarëve me më shumë përvojë në ekip. Këta të tre, janë lojtarët e vetëm që janë mbi 30 vjeç në këtë tubim, pasi që përveç Rrahmanit, edhe Florent Hadërgjonaj ka pezulluar angazhimin me ekipin kombëtar, ndërsa Fidan Aliti dhe Valon Berisha janë pezulluar. Koha fluturon: Vetëm Milot Rashica dhe Vedat Muriqi kanë mbetur nga brezi i parë i Kosovës Kështu, pas largimit të Rrahmanit, hierarkia e re e kapitenëve të Kosovës pritet të udhëhiqet nga Muriqi, me Vojvodën dhe Rashicën si opsionet e tjera.Muriqi do ta nisë këtë kapitull të ri në një moment të rëndësishëm për Kosovën, e cila përballet me katër ndeshje në Ligën e Kombeve brenda vetëm dhjetë ditësh. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…