Aksidenti tragjik - llaskarcëTë gjithë të akuzuarit për “Llaskarcën” lirohen nga burgu, do të hiqet fletarresti për të arratisurin Remzi Miftari
2 min čitanja
Aksidenti tragjik - llaskarcë
Të gjithë të akuzuarit për “Llaskarcën” lirohen nga burgu, do të hiqet fletarresti për të arratisurin Remzi Miftari
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Të gjithë të akuzuarit për tragjedinë e Llaskarcës ku humbën jetën 16 persona dhe 38 të tjerë u lënduan, janë liruar nga burgu. Gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata e Gostivarit, Qirko Mihajlloski konfirmoi për Alsat se të akuzuarit janë lëshuar në liri pas vendimit të Gjykatës Supreme për ta shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Apelit, me të cilin iu rritën dënimet të akuzuarve.Për ekzekutimin e vendimit të shkallës së parë me të cilin, të akuzuarit u dënuan me dënime më të ulëta, Mihajllovski thotë se nuk është i plotfuqishëm, prandaj duhet të pritet se çfarë do të vendos sërish Apeli.Ndaj të akuzuarve janë shfuqizuar edhe të gjitha masat e kujdesit për sigurimin e pranisë, pavarësisht se më herët disa prej tyre kishin obligim të paraqiteshin në gjykatë, e disa kishin dhënë edhe garanci se nuk do të arratisen.Ndërkohë tërë këto zhvillime vazhdojnë ta gjejnë në arrati të akuzuarin Remzi Miftari, i cili mbase tani nuk do të ketë arsye të fshihet nga drejtësia. Gjyqtari Mihajllovski konfirmon për Alsat se pas vendimit të Supremes, do të kërkojnë nga MPB që t’i hiqet fletëarresti i brendshëm, por edhe ndërkombëtar. Miftari kishte shtyrë mbajtjen e dënimit me arsyetimin se po bëhet operacion për “Hernia” apo “kilë”, por pas shërimit në vend se të paraqitej në burg, u arratis.Për të njëjtën diagnozë, gjashtë muaj e kishte shtyrë fillimin e mbajtjes së dënimit edhe i akuzuari i parë Durmish Beluli, i cili gjithashtu kishte bërë dy operacione për “Hernia”.Familjarët e viktimave të “Llaskarcës”, mbajtën protestë, ndërsa u shprehën se Belulin e kishin parë duke u shëtitur nëpër qytet. “Unë tani duke ardhur këtu. Ja për këtë konferencë për shtyp në ora 11, Durmish Beluli me veturë vozit këtu te Bulevardi “Braqa Xhinovski”. Para ca kohësh, i akuzuari i parë është në dasmë në një kafene”, ka deklaruar familjari Bllagojçe Trpeski më 15 shtator të vitit 2025.Megjithatë, për dallim nga Miftari ai në janar u paraqit për ta mbajtur burgun. Pas vendimit të Supremes, pas nëntë mu
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.