PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Albin kurtiKurti pas takimit me Plenkoviqin: Aktgjykimi i Speciales është i pasaktë, i padrejtë dhe i rëndë
2 min čitanja
Albin kurti

Kurti pas takimit me Plenkoviqin: Aktgjykimi i Speciales është i pasaktë, i padrejtë dhe i rëndë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është “i pasaktë, i padrejtë dhe i rëndë”.Kurti i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në Nju Jork, ku të dy ndodhen në kuadër të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.Kryeministri tha se gjatë takimit ka theksuar se Kosova dhe Kroacia janë dy vende që kanë luftuar për çlirim dhe pavarësi nga regjimi i Slobodan Millosheviqit.“Si dy vende që kanë luftuar për çlirim e pavarësi nga i njëjti regjim, si ai i Millosheviqit, dihet mirëfilli se kush ka kryer krime në katër luftërat në ish-Jugosllavi”, deklaroi Kurti.Sipas tij, lufta e popullit të Kosovës ishte çlirimtare dhe e drejtuar kundër regjimit serb.“Lufta e drejtë e popullit të Kosovës ka qenë e pastër dhe çlirimtare karshi regjimit gjenocidal të Serbisë. Prandaj, theksova se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara, përveçse i pasaktë, është i padrejtë dhe i rëndë”, tha Kurti.Në takim është diskutuar edhe për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës. Kurti akuzoi Serbinë se vazhdon t’i mbajë të klasifikuara arkivat që, sipas tij, janë të rëndësishme për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë.Ai ngriti gjithashtu çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke thënë se Serbia vazhdon në mënyrë sistematike “spastrimin etnik administrativ” përmes pasivizimit të adresave dhe përjashtimit nga institucionet.Pjesë e diskutimeve mes Kurtit dhe Plenkoviqit ishin edhe marrëdhëniet ekonomike, tregtare dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.Kryeministri vlerësoi edhe bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Kartën e Adriatikut.Ai e falënderoi Kroacinë për mbështetjen ndaj Kosovës në proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik, si dhe për bashkëpunimin në përballjen me sfidat e sigurisë në rajon./Telegrafi.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është “i pasaktë, i padrejtë dhe i rëndë”.Kurti i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në Nju Jork, ku të dy ndodhen në kuadër të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.Kryeministri tha se gjatë takimit ka theksuar se Kosova dhe Kroacia janë dy vende që kanë luftuar për çlirim dhe pavarësi nga regjimi i Slobodan Millosheviqit.“Si dy vende që kanë luftuar për çlirim e pavarësi nga i njëjti regjim, si ai i Millosheviqit, dihet mirëfilli se kush ka kryer krime në katër luftërat në ish-Jugosllavi”, deklaroi Kurti.Sipas tij, lufta e popullit të Kosovës ishte çlirimtare dhe e drejtuar kundër regjimit serb.“Lufta e drejtë e popullit të Kosovës ka qenë e pastër dhe çlirimtare karshi regjimit gjenocidal të Serbisë. Prandaj, theksova se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara, përveçse i pasaktë, është i padrejtë dhe i rëndë”, tha Kurti.Në takim është diskutuar edhe për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës. Kurti akuzoi Serbinë se vazhdon t’i mbajë të klasifikuara arkivat që, sipas tij, janë të rëndësishme për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë.Ai ngriti gjithashtu çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke thënë se Serbia vazhdon në mënyrë sistematike “spastrimin etnik administrativ” përmes pasivizimit të adresave dhe përjashtimit nga institucionet.Pjesë e diskutimeve mes Kurtit dhe Plenkoviqit ishin edhe marrëdhëniet ekonomike, tregtare dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.Kryeministri vlerësoi edhe bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Kartën e Adriatikut.Ai e falënderoi Kroacinë për mbështetjen ndaj Kosovës në proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik, si dhe për bashkëpunimin në përballjen me sfidat e sigurisë në rajon./Telegrafi.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…