Erling haaland“Priti flokët, shoku” - Haaland tallet me tifozin viral të Manchester United
2 min čitanja
Erling haaland
“Priti flokët, shoku” - Haaland tallet me tifozin viral të Manchester United
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Erling Haaland është përfshirë në historinë virale të tifozit të Manchester United, Frank Ilett, i cili prej një kohe të gjatë nuk i ka prerë flokët për shkak të një basti të vendosur me veten.Ilett, i njohur në rrjetet sociale përmes kanalit “The United Strand”, kishte premtuar në tetor të vitit 2024 se nuk do t’i priste flokët derisa Manchester United të fitonte pesë ndeshje radhazi. Në shkurt, ai ishte shumë pranë realizimit të premtimit, pasi “Djajtë e Kuq” mposhtën Manchester Cityn, Arsenalin, Fulhamin dhe Tottenhamin.Megjithatë, në ndeshjen e pestë, United u ndal në një barazim 1-1 ndaj West Hamit. Kështu, Ilett duhej të vazhdonte të mbante flokët e gjatë, ndërsa reagimi i tij pas ndeshjes u ndoq drejtpërdrejt nga afro 300 mijë persona në Kick.Historia e tij është rikthyer në vëmendje pas një tjetër zhvillimi interesant. Manchester City ka nisur sezonin në mënyrë perfekte, duke fituar pesë ndeshjet e para në Ligën Premier, ndërsa një teori e tifozëve në rrjetet sociale lidhi edhe prerjen e flokëve të Haalandit me këtë seri rezultatesh. telegrafi.com Sipas kësaj teorie, norvegjezi mund ta ketë zgjedhur me qëllim momentin për të ndryshuar stilin e flokëve, pikërisht pas fitores së pestë të Man Cityt në kampionat. Kjo bëri që edhe Ilett të përfshihej në diskutim.“Unë personalisht nuk mendoj se ka të bëjë fare me të. Nëse do të kishte, ai do t’i kishte prerë flokët pas fitores së pestë kundër Unitedit, jo pas të shtatës kundër Sunderlandit”, shkroi Ilett në rrjetet sociale.Përgjigjja e Haalandit ishte e shkurtër dhe me dozën e duhur të ironisë. Sulmuesi i Manchester Cityt iu përgjigj tifozit të United me vetëm disa fjalë: “Priti flokët, shoku”.𝐇𝐀𝐀𝐋𝐀𝐍𝐃 𝐓𝐑𝐎𝐋𝐋𝐈𝐍𝐆 𝐓𝐇𝐄 𝐔𝐍𝐈𝐓𝐄𝐃 𝐒𝐓𝐑𝐀𝐍𝐃 "𝐂𝐔𝐓 𝐘𝐎𝐔𝐑 𝐇𝐀𝐈𝐑 𝐌𝐀𝐍" 🤣 Haaland dropped this comment under a post about The United Strand 💇♂️😂 Man United haven’t won 5️⃣ games in a row for 717 days — and fans think Haaland waited until City hit five… pic.twitter.com/p7kP0KjAZu — 433 (@433) Sep
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.