Skip to comments
Događaj u razvoju
Jens-frederik nielsen

Grenlanda reagoi pas marrëveshjes SHBA-Danimarka

Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka përshëndetur marrëveshjen e re të sigurisë të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara dhe Danimarkën, duke theksuar se dokumenti merr parasysh të drejtat dhe interesat e popullsisë së territorit.Nielsen tha se marrëveshja njeh të drejtat, mënyrën e jetesës dhe zhvillimin e Grenlandës, duke shtuar se këto kanë qenë ndër prioritetet kryesore të autoriteteve gjatë negociatave.Sipas tij, situata e sigurisë në Arktik po ndryshon dhe Grenlanda i njeh kërcënimet e përmendura nga presidenti amerikan, Donald Trump, shkruan skynews. SHBA-ja dhe Danimarka nënshkruajnë marrëveshjen për Grenlandën Duke folur për marrëdhëniet me NATO-n dhe aleancën perëndimore, Nielsen tha se marrëveshja duhet t’i japë fund çdo dyshimi për orientimin e Grenlandës.“Angazhimi ynë ndaj kësaj aleance dhe ndaj sigurisë që kemi ndërtuar së bashku nuk vihet në dyshim”, deklaroi ai.Nielsen theksoi se Grenlanda do të vazhdojë të jetë një “mik i palëkundur” i Shteteve të Bashkuara dhe pjesë e Aleancës Perëndimore.Deklaratat e tij vijnë pas nënshkrimit të marrëveshjes së re të sigurisë mes SHBA-së, Danimarkës dhe Grenlandës, pas një periudhe tensionesh lidhur me të ardhmen dhe statusin e territorit autonom. /Telegrafi/

Objavljeno · ažurirano 18:52 · 1 min čitanja

Slika uz članak: Grenlanda reagoi pas marrëveshjes SHBA-DanimarkaFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka përshëndetur marrëveshjen e re të sigurisë të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara dhe Danimarkën, duke theksuar se dokumenti merr parasysh të drejtat dhe interesat e popullsisë së territorit.Nielsen tha se marrëveshja njeh të drejtat, mënyrën e jetesës dhe zhvillimin e Grenlandës, duke shtuar se këto kanë qenë ndër prioritetet kryesore të autoriteteve gjatë negociatave.Sipas tij, situata e sigurisë në Arktik po ndryshon dhe Grenlanda i njeh kërcënimet e përmendura nga presidenti amerikan, Donald Trump, shkruan skynews. SHBA-ja dhe Danimarka nënshkruajnë marrëveshjen për Grenlandën Duke folur për marrëdhëniet me NATO-n dhe aleancën perëndimore, Nielsen tha se marrëveshja duhet t’i japë fund çdo dyshimi për orientimin e Grenlandës.“Angazhimi ynë ndaj kësaj aleance dhe ndaj sigurisë që kemi ndërtuar së bashku nuk vihet në dyshim”, deklaroi ai.Nielsen theksoi se Grenlanda do të vazhdojë të jetë një “mik i palëkundur” i Shteteve të Bashkuara dhe pjesë e Aleancës Perëndimore.Deklaratat e tij vijnë pas nënshkrimit të marrëveshjes së re të sigurisë mes SHBA-së, Danimarkës dhe Grenlandës, pas një periudhe tensionesh lidhur me të ardhmen dhe statusin e territorit autonom. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...