Prishtina lokaleLladrovci përkujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 28-vjetorin e rënies së tyre
1 min čitanja
Prishtina lokale
Lladrovci përkujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 28-vjetorin e rënies së tyre
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar heroin dhe heroinën e kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, në 28-vjetorin e rënies së tyre në Gllanasellë.Lladrovci ka shkruar se Fehmi e Xhevë Lladrovci u përjetësuan në Gllanasellë në një periudhë kur lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe kishte marrë përmasa të mëdha.“Ashtu siç jetuan e vepruan të pandarë, Feha e Xheva ishin të pandarë në vendin dhe kohën e kalimit në lavdinë e përjetshme, u bënë shembull i jashtëzakonshëm dhe trashëgimi heroike për brezat”, ka shkruar ai.Në shkrimin e tij, Lladrovci ka përmendur edhe dëshmorët Fatime Hetemi, Shefqet Zeka, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha dhe Hamit Lladrovci, duke nderuar jetën dhe veprën e tyre.Ai ka theksuar se liria e Kosovës “ka rrënjët në veprimtarinë atdhetare të gjeneratave të tëra”, ndërsa ka shprehur mirënjohje për familjarët, bashkëluftëtarët, bashkëveprimtarët dhe qytetarët që morën pjesë në ceremoninë përkujtimore në Gllanasellë.“Lavdi jetës dhe veprës heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Fatimes, Shefqetit, Behxhetit, Milazimit dhe Hamitit!”, ka shkruar Lladrovci. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.