PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
AmdAMD i bashkohet klubit të kompanive me vlerë 1 trilion dollarë
2 min čitanja
Amd

AMD i bashkohet klubit të kompanive me vlerë 1 trilion dollarë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Advanced Micro Devices e kaloi për herë të parë pragun e 1 trilion dollarëve në kapitalizimin e tregut të hënën, duke iu bashkuar një grupi të vogël prodhuesish çipash që e kanë arritur këtë moment historik, ndërsa investitorët po vënë bast mbi rolin e saj në zgjerim në fushën e kompjuterikës me Inteligjencë Artificiale (AI).Aksionet e AMD shënuan një rritje prej 9,6%, duke arritur në 613,31 dollarë – një nivel rekord. Ky moment historik kurorëzon një ecuri mbresëlënëse për kompaninë me bazë në Santa Clara të Kalifornisë, e cila konsiderohet si rivali më i afërt i Nvidia (NVDA.O) – liderit të tregut të AI – në fushën e njësive të përpunimit grafik (GPU).Ajo bëhet kështu vetëm prodhuesi i katërt amerikan i çipeve që kalon vlerësimin prej 1 trilion dollarësh, pas Nvidia, Broadcom (AVGO.O) dhe Micron (MU.O). Nvidia e kaloi këtë prag në vitin 2023 dhe tani është kompania më e vlefshme në botë, me një vlerë që i kalon 5 trilionë dollarët.AMD ka përshpejtuar lansimin e produkteve të AI dhe ka kaluar nga shitja e çipeve individuale te ofrimi i sistemeve të plota – duke kombinuar procesorët, pajisjet e rrjetit dhe harduerin përkatës – për të konkurruar me Nvidia.Nga ana tjetër, kërkesa në rritje për njësi qendrore përpunimi (CPU) – të cilat përdoren krahas procesorëve grafikë në serverët që kryejnë procese të "inferencës" (zbatimit të modeleve të AI) – e ka ndihmuar kompaninë të fitojë pjesë tregu nga Intel. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Advanced Micro Devices e kaloi për herë të parë pragun e 1 trilion dollarëve në kapitalizimin e tregut të hënën, duke iu bashkuar një grupi të vogël prodhuesish çipash që e kanë arritur këtë moment historik, ndërsa investitorët po vënë bast mbi rolin e saj në zgjerim në fushën e kompjuterikës me Inteligjencë Artificiale (AI).Aksionet e AMD shënuan një rritje prej 9,6%, duke arritur në 613,31 dollarë – një nivel rekord. Ky moment historik kurorëzon një ecuri mbresëlënëse për kompaninë me bazë në Santa Clara të Kalifornisë, e cila konsiderohet si rivali më i afërt i Nvidia (NVDA.O) – liderit të tregut të AI – në fushën e njësive të përpunimit grafik (GPU).Ajo bëhet kështu vetëm prodhuesi i katërt amerikan i çipeve që kalon vlerësimin prej 1 trilion dollarësh, pas Nvidia, Broadcom (AVGO.O) dhe Micron (MU.O). Nvidia e kaloi këtë prag në vitin 2023 dhe tani është kompania më e vlefshme në botë, me një vlerë që i kalon 5 trilionë dollarët.AMD ka përshpejtuar lansimin e produkteve të AI dhe ka kaluar nga shitja e çipeve individuale te ofrimi i sistemeve të plota – duke kombinuar procesorët, pajisjet e rrjetit dhe harduerin përkatës – për të konkurruar me Nvidia.Nga ana tjetër, kërkesa në rritje për njësi qendrore përpunimi (CPU) – të cilat përdoren krahas procesorëve grafikë në serverët që kryejnë procese të "inferencës" (zbatimit të modeleve të AI) – e ka ndihmuar kompaninë të fitojë pjesë tregu nga Intel. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…