PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Maqedonia e veriutMickoski: Disa vende anëtare të BE-së duan ndryshim të identitetit tonë
2 min čitanja
Maqedonia e veriut

Mickoski: Disa vende anëtare të BE-së duan ndryshim të identitetit tonë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ne besojmë në vlerat evropiane dhe do të vazhdojmë në këtë drejtim, për të gjetur më në fund një zgjidhje për këtë situatë të bllokuar në të cilën ndodhemi tani, kështu ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski në Samitin “Konkordia” në Nju Jork i cili zhvillohet paralelisht me Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në një panel diskutimi me zëvendëskryeministren e Gjeorgjisë, Maka Botçorishvilli, Mickoski u fokusua te pengesat në procesin e integrimit evropian dhe siç potencoi ai përpjekjet e vendeve anëtare të BE-së për ta shfrytëzuar këtë proces për ndryshimin e identitetit maqedonas.“Ne e filluam rrugëtimin tonë para pothuajse dy dekadash e gjysmë. Dhe, për fat të keq, për shkak të disa arsyeve artificiale, nuk arritëm të bëheshim pjesë e BE-së. Ndoshta një ditë do ta arrijmë këtë pikë të rëndësishme. Ndërkohë, frustrimi te qytetarët maqedonas është i madh, sepse në të kaluarën kemi bërë shumë lëshime: e kemi ndryshuar flamurin, Kushtetutën e kemi ndryshuar disa herë, madje kemi ndryshuar edhe emrin kushtetues, dhe e gjithë kjo na duket si një tregim pa fund”, tha Mickoski.Mickoski theksoi se ka disa vende anëtare të BE-së të cilat sipas tij përpiqen ta ndryshojnë identitetin e RMV-së e jo institucionet.“Për fat të keq, ka disa vende anëtare që përpiqen të zgjidhin disa çështje dypalëshe dhe jo të ndryshojnë institucionet tona, por të ndryshojnë identitetin tonë. Dhe ne jemi viktimë e një lloj presioni: ose jeni brenda, ose jeni jashtë, ndërsa nëse dëshironi të jeni brenda, duhet ta pranoni atë që kërkohet nga ju", tha Mickoski.I pyetur nëse ka edhe mesazhe pozitive nga Brukseli, Mickoski theksoi se mesazhet nga samiti i BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tivat ishin jashtëzakonisht pozitive.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ne besojmë në vlerat evropiane dhe do të vazhdojmë në këtë drejtim, për të gjetur më në fund një zgjidhje për këtë situatë të bllokuar në të cilën ndodhemi tani, kështu ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski në Samitin “Konkordia” në Nju Jork i cili zhvillohet paralelisht me Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në një panel diskutimi me zëvendëskryeministren e Gjeorgjisë, Maka Botçorishvilli, Mickoski u fokusua te pengesat në procesin e integrimit evropian dhe siç potencoi ai përpjekjet e vendeve anëtare të BE-së për ta shfrytëzuar këtë proces për ndryshimin e identitetit maqedonas.“Ne e filluam rrugëtimin tonë para pothuajse dy dekadash e gjysmë. Dhe, për fat të keq, për shkak të disa arsyeve artificiale, nuk arritëm të bëheshim pjesë e BE-së. Ndoshta një ditë do ta arrijmë këtë pikë të rëndësishme. Ndërkohë, frustrimi te qytetarët maqedonas është i madh, sepse në të kaluarën kemi bërë shumë lëshime: e kemi ndryshuar flamurin, Kushtetutën e kemi ndryshuar disa herë, madje kemi ndryshuar edhe emrin kushtetues, dhe e gjithë kjo na duket si një tregim pa fund”, tha Mickoski.Mickoski theksoi se ka disa vende anëtare të BE-së të cilat sipas tij përpiqen ta ndryshojnë identitetin e RMV-së e jo institucionet.“Për fat të keq, ka disa vende anëtare që përpiqen të zgjidhin disa çështje dypalëshe dhe jo të ndryshojnë institucionet tona, por të ndryshojnë identitetin tonë. Dhe ne jemi viktimë e një lloj presioni: ose jeni brenda, ose jeni jashtë, ndërsa nëse dëshironi të jeni brenda, duhet ta pranoni atë që kërkohet nga ju", tha Mickoski.I pyetur nëse ka edhe mesazhe pozitive nga Brukseli, Mickoski theksoi se mesazhet nga samiti i BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tivat ishin jashtëzakonisht pozitive.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…