PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Donald trumpTrump ia ndërroi emrin inteligjencës artificiale
2 min čitanja
Donald trump

Trump ia ndërroi emrin inteligjencës artificiale

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Donald Trump tani e krahason kritikën ndaj inteligjencës artificiale me paralajmërimet e mëparshme për ndryshimet klimatike.Presidenti amerikan deklaroi se inteligjenca artificiale do të riemërtohet në SHBA si “superinteligjencë”, duke shtuar se ky emërtim “tingëllon shumë më mirë” dhe është më i saktë.Trump pranoi se “çdo teknologji e re sjell sfida” dhe se inteligjenca artificiale “nuk bën përjashtim”, shkruan skynews. Trump propozon ndryshimin e emrit të inteligjencës artificiale dhe hap sondazh “Megjithatë, të njëjtët njerëz që thanë se të gjithë do të vdisnim brenda 12 vjetësh për shkak të ngrohjes globale – një emërtim që më vonë u ndryshua në ndryshime klimatike, sepse planeti po ftohej dhe jo po ngrohej dhe askush nuk kishte vdekur – janë të njëjtët njerëz që tani thonë se AI do të na vrasë të gjithëve, se robotët do të na sulmojnë dhe se gjithçka do të jetë një katastrofë totale”, tha ai.Lideri amerikan deklaroi gjithashtu se “superinteligjenca fiton” dhe se SHBA-ja është shumë përpara Kinës, si dhe vendeve të tjera, në këtë fushë.“Unë nuk do ta pengoj rritjen e diçkaje që, sipas shumë njerëzve, do të jetë më e madhe se Revolucioni Industrial, madje më e madhe se Revolucioni Industrial ose vetë interneti”, tha ai.“Amerikanët nuk kanë qenë kurrë një komb që tërhiqet përballë një kufiri të ri apo shmang një sfidë, pavarësisht se sa e madhe apo e frikshme mund të jetë ajo sfidë”, shtoi Trump. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Donald Trump tani e krahason kritikën ndaj inteligjencës artificiale me paralajmërimet e mëparshme për ndryshimet klimatike.Presidenti amerikan deklaroi se inteligjenca artificiale do të riemërtohet në SHBA si “superinteligjencë”, duke shtuar se ky emërtim “tingëllon shumë më mirë” dhe është më i saktë.Trump pranoi se “çdo teknologji e re sjell sfida” dhe se inteligjenca artificiale “nuk bën përjashtim”, shkruan skynews. Trump propozon ndryshimin e emrit të inteligjencës artificiale dhe hap sondazh “Megjithatë, të njëjtët njerëz që thanë se të gjithë do të vdisnim brenda 12 vjetësh për shkak të ngrohjes globale – një emërtim që më vonë u ndryshua në ndryshime klimatike, sepse planeti po ftohej dhe jo po ngrohej dhe askush nuk kishte vdekur – janë të njëjtët njerëz që tani thonë se AI do të na vrasë të gjithëve, se robotët do të na sulmojnë dhe se gjithçka do të jetë një katastrofë totale”, tha ai.Lideri amerikan deklaroi gjithashtu se “superinteligjenca fiton” dhe se SHBA-ja është shumë përpara Kinës, si dhe vendeve të tjera, në këtë fushë.“Unë nuk do ta pengoj rritjen e diçkaje që, sipas shumë njerëzve, do të jetë më e madhe se Revolucioni Industrial, madje më e madhe se Revolucioni Industrial ose vetë interneti”, tha ai.“Amerikanët nuk kanë qenë kurrë një komb që tërhiqet përballë një kufiri të ri apo shmang një sfidë, pavarësisht se sa e madhe apo e frikshme mund të jetë ajo sfidë”, shtoi Trump. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…