PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
KosovaTrump falënderon Kosovën dhe Shqipërinë për angazhimin e trupave në Gaza
2 min čitanja
Kosova

Trump falënderon Kosovën dhe Shqipërinë për angazhimin e trupave në Gaza

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falënderuar Kosovën dhe Shqipërinë për angazhimin e trupave në misionin paqeruajtës në Gaza, të mandatuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.Trump e bëri këtë deklaratë gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku foli për përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Gaza.Presidenti amerikan përmendi Kosovën dhe Shqipërinë mes vendeve që kanë shprehur gatishmëri për të kontribuar me trupa në misionin ndërkombëtar, duke i falënderuar për këtë angazhim.“Gjithashtu dua të falënderoj ata që kanë angazhuar trupa, polici dhe trajnim për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës, përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordaninë e të tjerë”, tha Trump. Kuvendi i Kosovës miraton dërgimin e FSK-së në mision ndërkombëtar stabilizues në Gaza Misioni synon të kontribuojë në ruajtjen e sigurisë dhe krijimin e kushteve për stabilitet në Gaza, në kuadër të një mekanizmi të mandatuar nga OKB-ja.Në muajin prill, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të përbëhet nga disa dhjetëra pjesëtarë, përfshirë pjesëtarë të njësive të deminimit. Ata pritet të kryejnë detyra të sigurisë, mbështetjes humanitare dhe detyra të tjera sipas mandatit të forcës.Më 7 shtator 2026, Kosova nënshkroi marrëveshjen për pjesëmarrje në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, por edhe në këtë marrëveshje nuk është bërë i ditur numri i trupave apo një afat zyrtar për dislokimin e tyre. - YouTube www.youtube.com

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falënderuar Kosovën dhe Shqipërinë për angazhimin e trupave në misionin paqeruajtës në Gaza, të mandatuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.Trump e bëri këtë deklaratë gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku foli për përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Gaza.Presidenti amerikan përmendi Kosovën dhe Shqipërinë mes vendeve që kanë shprehur gatishmëri për të kontribuar me trupa në misionin ndërkombëtar, duke i falënderuar për këtë angazhim.“Gjithashtu dua të falënderoj ata që kanë angazhuar trupa, polici dhe trajnim për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës, përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordaninë e të tjerë”, tha Trump. Kuvendi i Kosovës miraton dërgimin e FSK-së në mision ndërkombëtar stabilizues në Gaza Misioni synon të kontribuojë në ruajtjen e sigurisë dhe krijimin e kushteve për stabilitet në Gaza, në kuadër të një mekanizmi të mandatuar nga OKB-ja.Në muajin prill, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të përbëhet nga disa dhjetëra pjesëtarë, përfshirë pjesëtarë të njësive të deminimit. Ata pritet të kryejnë detyra të sigurisë, mbështetjes humanitare dhe detyra të tjera sipas mandatit të forcës.Më 7 shtator 2026, Kosova nënshkroi marrëveshjen për pjesëmarrje në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, por edhe në këtë marrëveshje nuk është bërë i ditur numri i trupave apo një afat zyrtar për dislokimin e tyre. - YouTube www.youtube.com

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…