PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kb boraSpektakël në xhiron e parë, Payne udhëheq Top 5-shen e ProCredit Superligës
2 min čitanja
Kb bora

Spektakël në xhiron e parë, Payne udhëheq Top 5-shen e ProCredit Superligës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll ka nisur me ndeshje interesante, emocione dhe dramë deri në fund, ndërsa tashmë është publikuar edhe lista e lojtarëve më të dalluar të xhiros së parë.Kampionia e Kosovës, Trepça, e ka nisur kampionatin me fitore ndaj Rahovecit 029, ndërsa një prej protagonistëve kryesorë të kësaj ndeshjeje ishte organizatori Ja'cori Payne.Payne zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke realizuar 25 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime. Me indeksin 31, ai pati vlerësimin më të lartë në xhiron e parë dhe si rrjedhojë u shpall edhe MVP i javës. Te Rahoveci 029, pavarësisht humbjes, u dallua Samir Zekiqi. Ai ishte ndër lojtarët më produktivë të xhiros, duke realizuar 30 pikë dhe katër kërcime, për një indeks prej 30 pikësh.Fitore bindëse në startin e sezonit regjistroi edhe Bora, e cila triumfoi ndaj Vëllaznimit. Në këtë përballje u dallua Laolu Oke, që e mbylli ndeshjen me 12 pikë, 11 kërcime dhe një asistim, duke regjistruar indeksin 19.Bashkimi, ndërkohë, ishte bindës ndaj Golden Eagle Yllit. Shannon Shorter kontribuoi me 16 pikë, një kërcim dhe një asistim, për indeksin 18, ndërsa Lejson Zeqiri ishte edhe më produktiv në aspektin e pikëve. Zeqiri realizoi 17 pikë, katër kërcime dhe një asistim, duke e mbyllur ndeshjen me indeksin 17 dhe duke u renditur në mesin e pesë lojtarëve më të mirë të xhiros.Në Top 5-shen e javës së parë, vendin e parë e zë Ja'cori Payne i Trepçës me 31 indeks, i ndjekur nga Samir Zekiqi me 30. Pas tyre renditen Laolu Oke me 19, Shannon Shorter me 18 dhe Lejson Zeqiri me 17 indeks.Top 5 – Java e parë:Ja'cori Payne (Trepça) – 25 pikë, 7 kërcime, 7 asistime, 31 indeksSamir Zekiqi (Rahoveci 029) – 30 pikë, 4 kërcime, 30 indeksLaolu Oke (Bora) – 12 pikë, 11 kërcime, 1 asistim, 19 indeksShannon Shorter (Bashkimi) – 16 pikë, 1 kërcim, 1 asistim, 18 indeksLejson Zeqiri (Bashkimi) – 17 pikë, 4 kërcime, 1 asistim, 17 indeks MVP i javës së parë: Ja'cori Payne (Trepça) – 25 pikë, 7 kërcime, 7 asistime, 31 indeks. /Telegra

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll ka nisur me ndeshje interesante, emocione dhe dramë deri në fund, ndërsa tashmë është publikuar edhe lista e lojtarëve më të dalluar të xhiros së parë.Kampionia e Kosovës, Trepça, e ka nisur kampionatin me fitore ndaj Rahovecit 029, ndërsa një prej protagonistëve kryesorë të kësaj ndeshjeje ishte organizatori Ja'cori Payne.Payne zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke realizuar 25 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime. Me indeksin 31, ai pati vlerësimin më të lartë në xhiron e parë dhe si rrjedhojë u shpall edhe MVP i javës. Te Rahoveci 029, pavarësisht humbjes, u dallua Samir Zekiqi. Ai ishte ndër lojtarët më produktivë të xhiros, duke realizuar 30 pikë dhe katër kërcime, për një indeks prej 30 pikësh.Fitore bindëse në startin e sezonit regjistroi edhe Bora, e cila triumfoi ndaj Vëllaznimit. Në këtë përballje u dallua Laolu Oke, që e mbylli ndeshjen me 12 pikë, 11 kërcime dhe një asistim, duke regjistruar indeksin 19.Bashkimi, ndërkohë, ishte bindës ndaj Golden Eagle Yllit. Shannon Shorter kontribuoi me 16 pikë, një kërcim dhe një asistim, për indeksin 18, ndërsa Lejson Zeqiri ishte edhe më produktiv në aspektin e pikëve. Zeqiri realizoi 17 pikë, katër kërcime dhe një asistim, duke e mbyllur ndeshjen me indeksin 17 dhe duke u renditur në mesin e pesë lojtarëve më të mirë të xhiros.Në Top 5-shen e javës së parë, vendin e parë e zë Ja'cori Payne i Trepçës me 31 indeks, i ndjekur nga Samir Zekiqi me 30. Pas tyre renditen Laolu Oke me 19, Shannon Shorter me 18 dhe Lejson Zeqiri me 17 indeks.Top 5 – Java e parë:Ja'cori Payne (Trepça) – 25 pikë, 7 kërcime, 7 asistime, 31 indeksSamir Zekiqi (Rahoveci 029) – 30 pikë, 4 kërcime, 30 indeksLaolu Oke (Bora) – 12 pikë, 11 kërcime, 1 asistim, 19 indeksShannon Shorter (Bashkimi) – 16 pikë, 1 kërcim, 1 asistim, 18 indeksLejson Zeqiri (Bashkimi) – 17 pikë, 4 kërcime, 1 asistim, 17 indeks MVP i javës së parë: Ja'cori Payne (Trepça) – 25 pikë, 7 kërcime, 7 asistime, 31 indeks. /Telegra

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…