PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
AtkATK me 39 punonjës të rinj, fuqizohen inspektimi tatimor dhe mbledhja e borxheve
1 min čitanja
Atk

ATK me 39 punonjës të rinj, fuqizohen inspektimi tatimor dhe mbledhja e borxheve

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) i janë bashkuar sot 39 punonjës të rinj, prej të cilëve 32 inspektorë fillestarë dhe 7 mbledhës të borxheve.Sipas ATK-së, rekrutimi i tyre synon rritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të institucionit, veçanërisht në fushën e inspektimit tatimor dhe mbledhjes së borxheve.Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, u ka uruar mirëseardhje punonjësve të rinj, duke theksuar përgjegjësinë që ata marrin përsipër në shërbim të tatimpaguesve dhe shtetit.“Ju uroj suksese në detyrat tuaja të reja dhe ju përgëzoj për rezultatet e treguara gjatë këtij procesi. Mbi 2,000 kandidatë kanë konkurruar për këto pozita, ndërsa ju tashmë mbani një përgjegjësi të rëndësishme për të dëshmuar profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin tuaj në shërbim të tatimpaguesve dhe shtetit”, tha Hyseni.Punonjësit e rinj janë përzgjedhur përmes një procesi publik dhe konkurrues, ndërsa në fazat e vlerësimit kanë marrë pjesë 1,887 kandidatë.Sipas ATK-së, procesi i përzgjedhjes është zhvilluar nga një komision i jashtëm, mbi bazën e meritës, profesionalizmit, transparencës dhe objektivitetit.Me këtë rekrutim, ATK synon të fuqizojë më tej kapacitetet në inspektimin tatimor dhe mbledhjen e borxheve, me qëllim të administrimit më efektiv të detyrimeve tatimore dhe ofrimit të shërbimeve më profesionale për tatimpaguesit./Telegrafi.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) i janë bashkuar sot 39 punonjës të rinj, prej të cilëve 32 inspektorë fillestarë dhe 7 mbledhës të borxheve.Sipas ATK-së, rekrutimi i tyre synon rritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të institucionit, veçanërisht në fushën e inspektimit tatimor dhe mbledhjes së borxheve.Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, u ka uruar mirëseardhje punonjësve të rinj, duke theksuar përgjegjësinë që ata marrin përsipër në shërbim të tatimpaguesve dhe shtetit.“Ju uroj suksese në detyrat tuaja të reja dhe ju përgëzoj për rezultatet e treguara gjatë këtij procesi. Mbi 2,000 kandidatë kanë konkurruar për këto pozita, ndërsa ju tashmë mbani një përgjegjësi të rëndësishme për të dëshmuar profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin tuaj në shërbim të tatimpaguesve dhe shtetit”, tha Hyseni.Punonjësit e rinj janë përzgjedhur përmes një procesi publik dhe konkurrues, ndërsa në fazat e vlerësimit kanë marrë pjesë 1,887 kandidatë.Sipas ATK-së, procesi i përzgjedhjes është zhvilluar nga një komision i jashtëm, mbi bazën e meritës, profesionalizmit, transparencës dhe objektivitetit.Me këtë rekrutim, ATK synon të fuqizojë më tej kapacitetet në inspektimin tatimor dhe mbledhjen e borxheve, me qëllim të administrimit më efektiv të detyrimeve tatimore dhe ofrimit të shërbimeve më profesionale për tatimpaguesit./Telegrafi.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…