Shtepia botuese "dukagjini"Leximi përmes lojës, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon lektyrat shkollore për nxënësit e klasave të shtata
2 min čitanja
Shtepia botuese "dukagjini"
Leximi përmes lojës, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon lektyrat shkollore për nxënësit e klasave të shtata
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Në Qendrën e Zhvillimit “Agim Lluka” u mbajt dita e dytë e aktivitetit të organizuar nga Shtëpia Botuese “Dukagjini”, me qëllim promovimin e lektyrave shkollore përmes metodave interaktive dhe kreative.Pas nxënësve të klasave të gjashta, këtë herë në fokus janë nxënësit e klasave të shtata nga shkollat fillore “Pavarësia”, “Faik Konica” dhe “Iliria”. Aktiviteti është përqendruar në dy vepra të përfshira në programin shkollor të leximit: “Ditari i Anna Frankut” nga Anna Frank dhe “Dita e Xhufkave” nga Rifat Kukaj.Në vend të një prezantimi tradicional të librave, nga Shtëpia Botuese "Dukagjini" kanë zgjedhur një qasje më ndryshe, duke e shndërruar leximin në një përvojë të kombinuar me lojën, bashkëpunimin dhe zgjidhjen e detyrave. Një prej aktiviteteve kryesore është konceptuar si një mini “escape room”, ku nxënësit duhet të kalojnë nëpër disa hapa për të zbuluar elemente që lidhen me historinë dhe përmbajtjen e veprave.Jeta Zymberi nga Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka treguar se kjo është dita e dytë e aktivitetit dhe se për klasat e shtata është përzgjedhur një format që synon ta zgjojë kureshtjen e nxënësve për librin. Promovimi i dy lektyrave shkollore nga Shtëpia botuese "Dukagjini" - nxënësit sfidohen përmes mendimit kritik dhe bashkëpunimit “Kjo është dita e dytë. Dje e kemi pasë aktivitetin me klasë të gjashta, sot është me klasë të shtata. I kemi përzgjedhë disa lektyra shkollorë për këto klasa, me të cilat kemi zhvillu një aktivitet shumë më ndryshe se herave të tjera. Është një mini ‘escape room’. E kemi vërejtë që fëmijët e kanë marrë me shumë entuziazëm, e kanë përjetu këtë lojë edhe kanë shfaqë gjithë kreativitetin e tyre dhe janë angazhuar në mënyrë maksimale që me arritë me i zbulu hapat. Brenda atyre hapave është fsheh historia e këtyre librave, andaj kjo besoj është një formë kreative se qysh nxënësve me ju nxitë kureshtjen për me i shfletu ato libra dhe me i zbulu historitë që fshihen pas atyre faqeve. Po mendoj që ka qenë një aktivitet i qëlluar, nj
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.