PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kuvendi i maqedonisë së veriutPër shkak të Badenterit edhe dhjetë ligje pritet të bllokohen në Kuvendin e RMV-së
2 min čitanja
Kuvendi i maqedonisë së veriut

Për shkak të Badenterit edhe dhjetë ligje pritet të bllokohen në Kuvendin e RMV-së

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Dhjetë ligje nga seanca plenare e planifikuar për të enjten e ardhshme pritet të ngecin në Kuvend, sepse qeveria nuk ka shumicën Badenter, ndërsa BDI-ja opozitare nuk ka ndërmend t'i mbështesë ato.Ndryshimet në ligje janë për shkak të harmonizimit me Ligjin e ri për Shërbimin e Lartë. Por sipas paralajmërimeve, ato me shumë mundësi do të mbeten të ngecura edhe në Kuvend, përkatësisht pritjet janë që Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, pas debatit mbi to, do të presë që "të krijohen kushte" për t'i hedhur në votim, nëse BDI nuk i bllokon ato paraprakisht me kundërshtime procedurale.Prandaj, dhjetë ligjet do t'u bashkohen ligjeve tashmë të bllokuara për vetëqeverisjen lokale, paketës së ligjeve për arsimin e lartë, si dhe ligjit për përfaqësimin e barabartë.Seanca, të cilën Gashi fillimisht e kishte planifikuar për 29 shtator, u riplanifikua sot për 1 tetor sepse Kryetari i Kuvendit do të jetë në një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite.Në një takim informues me gazetarët, Gashi konfirmoi se qeveria nuk ka shumicën e Badinterit për ndryshimet e reja të ligjeve dhe njoftoi bisedime me deputetët e opozitës për t'i miratuar ato."Është e qartë se Kuvendi ka problem me votimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të dyfishtë Badinter. Por çdo gjë në një demokraci kërkon bisedë dhe dialog për të pasur një zgjidhje. Po flasim me të gjithë deputetët, duke kërkuar mënyra për të kapërcyer këto dallime. Shpresoj që në të ardhmen e afërt do të gjejmë një zgjidhje për t'u pajtuar. Është e rëndësishme që Parlamenti të funksionojë", tha Gashi./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Dhjetë ligje nga seanca plenare e planifikuar për të enjten e ardhshme pritet të ngecin në Kuvend, sepse qeveria nuk ka shumicën Badenter, ndërsa BDI-ja opozitare nuk ka ndërmend t'i mbështesë ato.Ndryshimet në ligje janë për shkak të harmonizimit me Ligjin e ri për Shërbimin e Lartë. Por sipas paralajmërimeve, ato me shumë mundësi do të mbeten të ngecura edhe në Kuvend, përkatësisht pritjet janë që Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, pas debatit mbi to, do të presë që "të krijohen kushte" për t'i hedhur në votim, nëse BDI nuk i bllokon ato paraprakisht me kundërshtime procedurale.Prandaj, dhjetë ligjet do t'u bashkohen ligjeve tashmë të bllokuara për vetëqeverisjen lokale, paketës së ligjeve për arsimin e lartë, si dhe ligjit për përfaqësimin e barabartë.Seanca, të cilën Gashi fillimisht e kishte planifikuar për 29 shtator, u riplanifikua sot për 1 tetor sepse Kryetari i Kuvendit do të jetë në një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite.Në një takim informues me gazetarët, Gashi konfirmoi se qeveria nuk ka shumicën e Badinterit për ndryshimet e reja të ligjeve dhe njoftoi bisedime me deputetët e opozitës për t'i miratuar ato."Është e qartë se Kuvendi ka problem me votimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të dyfishtë Badinter. Por çdo gjë në një demokraci kërkon bisedë dhe dialog për të pasur një zgjidhje. Po flasim me të gjithë deputetët, duke kërkuar mënyra për të kapërcyer këto dallime. Shpresoj që në të ardhmen e afërt do të gjejmë një zgjidhje për t'u pajtuar. Është e rëndësishme që Parlamenti të funksionojë", tha Gashi./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…