JuventusTifozët nuk respektuan minutën e heshtjes për Mazzolan, Juventusi gjobitet me mijëra euro
2 min čitanja
Juventus
Tifozët nuk respektuan minutën e heshtjes për Mazzolan, Juventusi gjobitet me mijëra euro
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Juventusi është gjobitur me 10 mijë euro për shkak të sjelljes së një pjese të tifozëve të tij gjatë minutës së heshtjes për legjendën e Interit dhe futbollit italian, Sandro Mazzola, para ndeshjes ndaj Atalantës.Një grup i vogël tifozësh në tribunën jugore të stadiumit “Allianz” nuk iu bashkua homazhit për Mazzolan. Ata i kthyen shpinën fushës dhe gjatë minutës së heshtjes kënduan këngë kushtuar figurave të ndjera të Juventusit, mes tyre Gaetano Scirea, Andrea Fortunato dhe Gianni Agnelli.Vendimi për gjobën është marrë nga gjyqtari sportiv Gerardo Mastrandrea. Në arsyetimin e tij, ai ka marrë parasysh edhe reagimin e klubit të Juventusit, i cili dënoi publikisht sjelljen e tifozëve. Juventusi u distancua nga incidentiSipas vendimit, bëhej fjalë për një përqindje të vogël të tifozëve të vendosur në pjesën e parë të tribunës jugore, ndërsa pjesa tjetër e publikut në stadium nuk e ndoqi këtë veprim dhe respektoi minutën e heshtjes.Dënimi prej 10 mijë eurosh u konsiderua më i lehtë pikërisht për shkak të reagimit të shpejtë dhe zyrtar të klubit, si dhe faktit se shumica e tifozëve u distancuan nga incidenti.Para fillimit të ndeshjes, në stadium u mbajt një minutë heshtje në nderim të Sandro Mazzolas, i cili u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare. Pjesa më e madhe e tifozëve të pranishëm mori pjesë në homazh, ndërsa në stadium u dëgjuan edhe duartrokitje për ish-legjendën e Interit dhe Italisë.An interesting debate has ensued amongst the football community about Juventus ultras turning their backs on Mazzola. Rivarly or Trivially? pic.twitter.com/8fdzyLKNgb — 𝓙𝓾𝓿𝓮𝓷𝓽𝓲𝓼𝓼𝓲𝓶𝓸 (@Juventissimo90s) September 20, 2026 Klubi: Asnjë rivalitet nuk e justifikon mungesën e respektitPas incidentit, Juventusi reagoi përmes një deklarate zyrtare, duke u distancuar nga veprimi i grupit të tifozëve.“Nuk ka rivalitet që mund të justifikojë mungesën e respektit gjatë një minute heshtjeje. Respektimi i kujtesës dhe bashkimi në përkujtimin e momenteve të tilla është një përgjegjësi e
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.