PdkKërkesat e PDK-së në Kushtetuese, tërheqja nuk e ndal domosdoshmërisht shqyrtimin
2 min čitanja
Pdk
Kërkesat e PDK-së në Kushtetuese, tërheqja nuk e ndal domosdoshmërisht shqyrtimin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Tërheqja e mundshme e kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës nga Gjykata Kushtetuese, për kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re, nuk do të thotë domosdoshmërisht se rasti përfundon.Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaqku, ka deklaruar për KosovaPress se Gjykata Kushtetuese mund ta vazhdojë shqyrtimin e një rasti edhe nëse pala që e ka parashtruar kërkesën vendos të tërhiqet.Deklarata vjen pasi PDK-ja ka bërë të ditur se është e gatshme t’i tërheqë lëndët nga Kushtetuesja nëse Lëvizja Vetëvendosje zotohet publikisht se do ta mbështesë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, pas dënimit të ish krerëve të UÇK-së, raporton KosovaPress.“Tërheqja e kërkesës nuk ndalon Gjykatën Kushtetuese që të marrë vendimin për rastin që është parashtruar tashmë. Gjykata Kushtetuese, sipas ligjit dhe Rregullores së Punës, e ka një dispozitë që thotë që, pavarësisht nëse pala tërhiqet nga parashtrimi ose pas parashtrimit të kërkesës, gjyqtarët e Gjykatës e kanë të drejtën ta vazhdojnë rastin deri në fund. Besoj se ata e kanë mundësinë që ta trajtojnë situatën e konstituimit të Kuvendit në formën që ndodhi para ca javësh”, deklaroi ai.Ndërkaq, avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se çështjet që lidhen me konstituimin e Kuvendit dhe respektimin e afateve kushtetuese janë me interes publik dhe duhet të sqarohen nga Gjykata Kushtetuese.Sipas tij, edhe nëse ka tërheqje të kërkesës nga iniciuesit, është e domosdoshme të ketë interpretim për pasojën juridike të tejkalimit të afatit për konstituimin e Kuvendit dhe konstituimin e Kuvendit pa njërin prej nënkryetarëve.“Çështjet janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të ditur a kemi Kuvend të konstituar, në mungesë aktualisht të njërës prej nënkryetarëve. Mirëpo, mbi të gjitha, në radhë të parë, çështja e respektimit të afateve, siç parashihet në aktgjykimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke interpretuar nenin 66, paragrafin 1 të
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.