PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lufta në iranTrump mohon mungesën e municioneve në SHBA: Kemi më shumë se sa mund të përdorim
1 min čitanja
Lufta në iran

Trump mohon mungesën e municioneve në SHBA: Kemi më shumë se sa mund të përdorim

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar kategorikisht se Shtetet e Bashkuara po përballen me mungesë municionesh pas luftës me Iranin, duke kundërshtuar një raport të inspektorit të përgjithshëm të Pentagonit.Pak orë para fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku lufta me Iranin pritet të jetë një nga temat kryesore, Trump reagoi në rrjetin e tij social Truth Social.Raporti i inspektorit të përgjithshëm të Pentagonit kishte evidentuar se lufta me Iranin kishte shkaktuar mungesa në disa lloje municionesh dhe pengesa në zinxhirët e furnizimit për ushtrinë amerikane, transmeton Telegrafi. Por Trump e hodhi poshtë këtë vlerësim, duke akuzuar kritikët se duan të krijojnë përshtypjen se SHBA-ja nuk ka më kapacitete të mjaftueshme ushtarake.“Frikacakët dhe tradhtarët do të donin të thoshin se Shtetet e Bashkuara kanë pak municione”, shkroi Trump, duke pretenduar se SHBA-ja ka “më shumë municione sesa mund të mendojmë ndonjëherë të përdorim”.Deklarata vjen në një moment kur administrata amerikane po përpiqet të nënvizojë kapacitetet ushtarake të SHBA-së, ndërsa raportet zyrtare kanë ngritur shqetësime për ritmin e konsumit të municioneve dhe vështirësitë për të rimbushur rezervat pas operacioneve intensive. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar kategorikisht se Shtetet e Bashkuara po përballen me mungesë municionesh pas luftës me Iranin, duke kundërshtuar një raport të inspektorit të përgjithshëm të Pentagonit.Pak orë para fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku lufta me Iranin pritet të jetë një nga temat kryesore, Trump reagoi në rrjetin e tij social Truth Social.Raporti i inspektorit të përgjithshëm të Pentagonit kishte evidentuar se lufta me Iranin kishte shkaktuar mungesa në disa lloje municionesh dhe pengesa në zinxhirët e furnizimit për ushtrinë amerikane, transmeton Telegrafi. Por Trump e hodhi poshtë këtë vlerësim, duke akuzuar kritikët se duan të krijojnë përshtypjen se SHBA-ja nuk ka më kapacitete të mjaftueshme ushtarake.“Frikacakët dhe tradhtarët do të donin të thoshin se Shtetet e Bashkuara kanë pak municione”, shkroi Trump, duke pretenduar se SHBA-ja ka “më shumë municione sesa mund të mendojmë ndonjëherë të përdorim”.Deklarata vjen në një moment kur administrata amerikane po përpiqet të nënvizojë kapacitetet ushtarake të SHBA-së, ndërsa raportet zyrtare kanë ngritur shqetësime për ritmin e konsumit të municioneve dhe vështirësitë për të rimbushur rezervat pas operacioneve intensive. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…