MPB njofton se është shpërbë një grup kriminal për kontrabandë mallrash dhe vepra korruptive, me çka është dorëzuar kallëzim penal ndaj tetë personave dhe janë sekuestruar mbi 100.000 euro, barna, suplemente dhe sende të tjera. "Më 21.09.2026, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK), zyrtarë policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, në koordinim me Departamentin për Operacione Speciale Policore - Njësia për Shpërndarje të Shpejtë, realizuan një aksion policor për shpërbërjen e një grupi kriminal të përfshirë në kontrabandë mallrash dhe vepra penale korruptive.Në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore Penale Shkup, janë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli, me çka janë arrestuar liria gjashtë persona, ndërsa gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar mbi 100.000 euro, 16 pllaka (me ngjyrë ari), cigare dhe duhan pa pulla akcize, një sasi e madhe e barnave dhe suplementeve, të cilat ishin futur ilegalisht në shtet, disa telefona celularë dhe sende të tjera.Janë dorëzuar kallëzim penal pranë PTHP NKOK kundër tetë personave: M.S. (52) nga Tetova, Z.S. (42) nga Gjevgjelia, A.S. (38) nga Shkupi, B.L. (46) nga Tetova, E.A. (55) nga Shkupi, D.Xh. (46) nga Tetova, B.A.K. (34) dhes S.S. (42), të dy nga R. e Turqisë, të cilët dyshohen për disa vepra penale, mes të cilave „kontrabandë“, „fshehje e mallrave që janë lëndë e kontrabandës“, „shmangie nga pagimi i akcizës“, „marrje e ryshfetit“, „dhënie e ryshfetit“, „prodhim dhe lëshim në qarkullim i mjeteve të dëmshme për mjekim“ dhe „larje parash dhe pasurie tjetër e fituar me vepër penale“.Në periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2026, i denoncuari i parë M.S. ka organizuar futjen ilegale dhe magazinimin e mallrave me akcizë – cigare dhe duhan, si dhe rishitjen e tyre të mëtutjeshme. Në kuadër të aktiviteteve kriminale, përmes dhënies së ryshfetit zyrtarit doganor Z.S., anëtarëve të grupit u ës
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
