Skip to comments
Događaj u razvoju
Administrata trump

Shtëpia e Bardhë lanson "Trump TV" mes ndalimit të mediave – ja çfarë dihet deri më tani

Shtëpia e Bardhë ka lansuar kanalin e saj televiziv që transmeton 24 orë në ditë, të quajtur "Trump TV: The Essentials Station" (Trump TV: Stacioni i Gjërave Esenciale), vetëm pak ditë pasi presidenti Donald Trump u ndaloi hyrjen në Shtëpinë e Bardhë mediave CNN, MS NOW dhe Politico.Shërbimi i ri nisi transmetimin të hënën në orën 19:00 (me orën e bregut lindor të SHBA-së), sipas Shtëpisë së Bardhë, e cila e ka promovuar atë si një mënyrë për të parë "momentet më të rëndësishme" të administratës Trump "të gjitha në një vend", shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Materiali i parë i transmetuar ishte një fjalim i mbajtur dy muaj më parë nga Trump në Mount Rushmore, më 3 korrik të këtij viti.Kaelan Dorr, zëvendës-asistent i presidentit, e përshkroi kanalin në platformën X si një "transmetim të drejtpërdrejtë të momenteve më të spikatura të administratës, pa filtra".Lansimi vjen në një kohë kur konflikti në përshkallëzim e sipër i Trumpit me mediat e lajmeve ka prishur marrëveshjen tradicionale të "grupit të përbashkët të transmetimit”, i cili siguron mbulimin e përbashkët me video të lëvizjeve të presidentit. Të hënën, CNN, MS NOW dhe Politico ngritën një padi federale kundër Shtëpisë së Bardhë duke kontestuar përjashtimin e tyre; ato argumentuan se administrata shkeli të drejtat e tyre të garantuara nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës, duke u hequr qasjen për shkak të mënyrës së tyre të raportimit.Disa orë më vonë, “grupi i përbashkët i transmetimit” njoftoi se do të pezullonte mbulimin e aktiviteteve presidenciale në vend që të zëvendësonte CNN-in në detyrat e planifikuara të transmetimit. Zakonisht, ky grup e ndan me rotacion detyrën e mbulimit mes televizioneve ABC, CBS, CNN, Fox News dhe NBC, ndërsa pamjet u shpërndahen edhe organizatave të tjera të lajmeve.Ndërkohë, njoftimi shkaktoi menjëherë reagime të ashpra nga kritikët, të cilët e përshkruan shërbimin e ri si media shtetërore ose të kontrolluar nga shteti, duke bërë krahasime me sistemet mediatike t

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Shtëpia e Bardhë lanson "Trump TV" mes ndalimit të mediave – ja çfarë dihet deri më taniFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...